Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot në zgjedhjet e 30 qershorit Partinë “LIBRA” të ish-deputetit, Ben Blushi. Por edhe pse Blushi ka dhënë dorëheqjen nga ky subjekt politik, sërish KQZ e ka regjistruar Listën e Barabartë si parti që do të garojë në zgjedhjet e 30 qershorit, me kryetar Ben Blushin.
Ndërkohë, ky i fundit, në një prononcim për “Panorama” thekson se ai është habitur nga regjistrimi i LIBRA me emrin e tij.
Blushi thekson se nuk ka ndërmend të garojë në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe se këtë ia ka komunikuar zyrtarisht edhe KQZ-së.
“Gati 1 vit pasi u largova nga politika sot u binda për të disatën herë që kam marrë vendimin e duhur kur dëgjova se KQZ me ka regjistruar në zgjedhje si kryetar i LIBRA, partisë që kam drejtuar deri në janar te vitit 2018.
Meqë ky lajm me ka habitur si mua ashtu dhe ata që e kanë përhapur dua ti siguroj të gjithë se unë nuk kandidoj dhe nuk drejtoj asnjë parti në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërkohe kam komunikuar zyrtarisht me KQZ për ti kërkuar të më çregjistrojë nga fleta e votimit. Shpresoj të më lehtësojnë nga sikleti për të kandiduar me pahir”, thekson Ben Blushi.
Po si mund të regjistrokërka KQZ një parti inekzistuese në zgjedhje, pa marë kërkesën e ish kryetarit të saj ?
“Tani jam me Partine e Lekut”!
Tranzicioni tipik nga libra-t te televizioni. Bej nje vend zv/drejtori patozit, per pas 30 qershorit, se nga ty u frymezua dhe intervisten e pare te ti e dha.
KURVE E BIJ KURVE
Po i regjistrojne zagaret e KQZ-se qe ta plotesojne gjoja me parti -OPOZIKARES-te rinj.
Mire e ke o Blush, kur kandidove dhe i the te palarat e rilindjes, ky milet nuk te votoi, por tallte trapin. Tani tall ti trapin me kete popull injorant.