• |
ide | kryesore

Krujë/ Konflikt për pronat, 56-vjeçari godet me thikë fqinjin

Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar një 56-vjeçar nga Kruja pasi ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij për shkak të një konflikti për pronën.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh.Q.,56 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas ka kanosur duke qëlluar në ajër me armë zjarri në ajër shtetasin L.P., 51 vjeç, banues në Krujë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, arma e zjarrit pushkë dhe një kuti me 1000 fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *