• |
ide | kryesore

Matematika kërkon edhe tre pikë, por Barcellona shpallet kampion nëse…

F1, Sport



Në Estadio Mendizorrotza Barcellona merr tre pikë që e afrojnë edhe më shumë me triumfin e 26 në La Liga në histori. Blaugrana thyejnë 2-0 Alaves në pjesën e dytë me golat e Aleñá (54’) e penalltinë e Suarez (60’). Skuadra e Valverde mund të shpallet kampion të mërkurën në mbrëmje, në rast se Atletico Madrid do të humbasë në shtëpi kundër Valencia.

Tani mbeten vetëm tre pikë për matematikën e fitores së kampionatit, por Barcellona mund të festojë titullin e 26 kampion edhe nesër, nëse Atletico Madrid humbet në Ëanda Metropolitano me Valencia. Në minutën e 6’ katalanasit shkojnë pranë avantazhit: topi i humbur nga Alaves, vertikalizim i Coutinho për Suarez konkluzioni i të cilit devijohet nga Pacheco. Në minutën e 23’ provoi Coutinho, pa impenjuar si duhet portierin, që përsëritet edhe ndaj Suarez pas 30 minutash lojë.

Atë që nuk e bëri dot në pjesën e parë Barcelona e bën 9 minutas pas rifillimit. Carles Aleñá kalon skuadrën e Valverde në avantazh, duke e bërë misionin më të thjeshtë. Në fakt në të 60 mbërrin edhe goli i dytë, pas penalltisë të akorduar me VAR; nga pika e bardhë nuk gabon Suarez, që arrin kështu Benzema në klasifikimin e golashënuesve në Liga në kuotën 21 gola. Tani të besuarit e Valverde mund të ulen qetësisht para TV për të ndjekur sfidën mes Atletico Madrid e Valencia: nëse Colchoneros humbasin do të jetë titull. Përndryshe do të shtyhet gjithcka për të shtunën, kur në Camp Nou vjen Levante.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *