• |
ide | kryesore

Milinkovic-Savic, shkelmi nga pas kushton një ndeshje skualifikim dhe 10 mijë euro

Sport



I shkaktoi Lazio humbjen përballë Chievo, skuadër që kishte rënë tashmë nga Kategoria, por do ti mungojë skuadrës së Simone Inzaghi edhe në ndeshjen e ardhshme. Milinkovic-Savic, i ndëshkuar me kartonin e kuq në Lazio-Chievo për faull reagimi, duhet të paguajë edhe 10mijë euro gjobë përvec skualifikimit. Janë 10 lojtarë në fakt të ndaluar për një ndeshje nga Gjykatësi sportiv, Gerardo Mastrandea, pas javës së 33 të Serie A.

Të skualifikuarit e tjerë janë: Cristante e Zaniolo (Roma), Luis Alberto (Lazio), Ciano (Frosinone), Faragò (Cagliari), Cionek (Spal), Locatelli (Sassuolo), Veloso (Genoa), Baselli (Torino).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *