• |
ide | kryesore

Një imam, një kasap, një mekanik… a janë vetëm këta grabitësit e parave në Rinas?

Kryesore, Lajme

9 prilli 2019. Ora 14.57. Në pistën e Aeroportit të vetëm të shqiptarëve u përsërit e njëjta ngjarje e gati dy viteve më parë dhe që do të linte sërish gojëhapur shumëkënd. Me një përpikëri kirurgjikale një grup grabitësish thyen derën e emergjencës për zjarrfikëset dhe hynë në pistë me një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Nën kërcënimin e armëve dhe në më pak se 300 sekonda morën disa thasë me valutë që po ngarkoheshin në avionin e Austrian Airlines dhe u larguan. Shuma e saktë e parave të grabitura nuk dihet ende dhe ndoshta nuk ka për tu mësuar ndonjëherë. Në largim e sipër përplasen me armë me policinë duke lënë një viktimë.

Mëngjesin e një dite më pas do të mësohej se viktima ishte Admir Murataj, një emër i njohur për drejtësinë. Ai ishte në kërkim prej 2 vitesh për një tjetër grabitje të ngjashme në rrugën që të çonte në aeroport ndërsa më herët kishte mundur të arratisej nga burgjet greke. Menjëherë nisën aludimet për bashkëpunëtorët e tij.

Më poshtë vijnë të renditura disa fakte siç i kemi mësuar hap pas hapi. 4 të arrestuarit e parë ishin Alkond Bengasi, Oltian Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. I pari prej emrave, Alkond Bengasi është një 34-vjeçar nga Elbasani. Sipas hetuesve ai ka punuar për modifikimin e furgonit me logon “Hetimi Tatimor” në servisin e kushërinjve të tij me mbiemrin Çala.

Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka marrë statusin e “dëshmitarit të mbrojtur”. Personi i dytë i vënë në pranga është Oltian Veseli, një 38 vjeç nga Kruja. Me një të shkuar në vende të Lindjes si i përfshirë në konfliktet atje ai ishte vetëshpallur imam në vendlindje. Sipas hetuesve dyshohet se ka marrë pjesë aktive në grabitje, por roli është i paqartë.

Renaldo Sula dhe Saimir Çela të dy nga Elbasani dyshohen si bashkëpunëtorë i bandës, por jo aktivë në ditën e grabitjes. I fundit i arrestuar është Elton Pikli i cili u ndalua duke u larguar drejt Bullgarisë. 32-vjeçari nga Kruja është me profesion kasap. Sërish sipas atyre që thuhen në media dyshohet se ka pasur rol aktiv në grabitje dhe se ka hyrë me armë në pistë së bashku me Admir Muratajn dhe Oltian Veselin.

Nëse u hedh një sy personave të arrestuar deri tani nuk duket se janë këta ideatorët e grabitjes. Një kasap, një mekanik, një imam… nuk besohet se kanë pasur burime të besueshme për të marrë informata të sakta mbi qarkullimin e parave, momentin e lëvizjes së tyre, lëvizjet e policisë, transfertat jashtë vendit.

Duket se “truri” i grabitjes ka pasur kohë të gjejë një vend të sigurt së bashku me paratë. Por cilët janë personat në kërkim? Emri i parë i dyshuar është Klement Çala. 30-vjeçari është arratisur nga burgu grek i Trikallës bashkë me Admir Muratajn. Çala vazhdon të jetë në arrati prej vitit 2013 edhe pse kërkohet në dy shtete. U arrestua në 2015-ën në Vlorë së bashku me Alkond Bengasin me armë pa leje, por ia doli t’ia hedhë drejtësisë me 5 vite dënim në shërbim prove.

E paqartë mbetet se si policia nuk ia referoi gjykatës urdhrin e kërkimit ndërkombëtar nga Greqia. Në kërkim është edhe Eldi Çala, vëllai i Klementit. Burimet nga grupi i hetuesve thonë se dyshohet se ka ndihmuar me gjetjen e mjeteve, makinave, armëve, etj. Ai kishte marrë me qira servisin ku është bërë modifikimi i furgonit.

Një tjetër emër i shpallur në kërkim është edhe Talo Çela nga Elbasani. Ai dyshohet se është një tjetër pjesëmarrës direkt në grabitje, personi i fotografuar përkrah Admir Muratajt në pistën e Rinasit. Një tjetër emër që është përmendur së fundmi nga mediat, por ende i pakonfirmuar nga grupi i hetuesve është Marenglen Hoxha, një ish-punonjës policie. Ai dyshohet se ka vëzhguar lëvizjet e blindave të ngarkuar me para.

Në kërkim është edhe Aleks Pepa që dyshohet se ka pasur rol në organizimin e grabitjes, por nuk është e qartë nëse ka qenë në pistë. Burimet e lapsi.al thonë se në kërkim është edhe një femër. Ajo është parë të djegë një makinë të ngjashme me atë që përdorën grabitësit në zonën e Bathores duke shpërqendruar policinë.

Dhe duket se ia doli pasi grabitësit kaluan natën në tunelet e fshatit Dritas në krahun tjetër duke planifikuar më së miri edhe planin e arratisjes së bashku me paratë të cilat ka pak shanse të jenë djegur siç aludoi ministri i Brendshëm.

14 ditë nga grabitja duket se sërish policia do të kënaqet me “ushtarët” në grabitje dhe me ndonjë tenxhere të groposur me para, por jo me “kokat” që me siguri kanë nisur të mendojnë për goditjen e radhës. ©LAPSI.al

15 Comments

  1. Sipas ketij komenti te gjate te shkullakut qe del ne konkluzion qe banda duhet te jene patjeter me master al kapone nuk kishte as tetevjecare dhe e solli shtetin amerikan verdalle toto rina per 30 vjet pa asnje klase shkolle e beri italine te flase me vete,prandaj mos na e shit komentin tend sikur ti je pa shkolle,banditet e ketij lloji jane njelloj kudo ne bote,ti vertet beson se keta punojne kasap,picajol,llamarinist,mjere ti dhe ata qe te besojne ty.

  2. Dhe nje murator. Njerez te guximshem, gjithsesi.
    Por vjedhja eshte politike, lexoni Aurel Plasarin ka bere nje artikull te shkelqyer per kete. Rinasi u grabit per nevojat e partise, ciles parti? Ajo eshte pyetja. Nuk eshte grabitje, eshte rekuperim i pasurise per nevojat e partise qe thote Plasari. E bukur.

  3. po ndonje prift kishte nga ata te PS,po gjermanisht dinte ndonjeri,po buke hanin????Me siguri qe dedektivi i madh nga perroi i mallkuar Z.Shkullaku ka qene afer thaseve me para te destinuar per LSI-ne apo te ndonje partie tjeter te ndershme.I urojme Z.Shkuloqe qe te gjeje origjinene e thaseve dhe ku dhisnin hajdutet,per letren higjenike te pyesim Z.Bushati qe e ka kaluar jeven afer detit.

  4. Mos u merzisni ju komuniste qe ofendoni Shkullakun dhe Bushatin!

    Persa kohe nje PIKTOR drejton shtetin dhe dikur kryeqytetin, pse te mos kete lavazhiere dhe marangoze qe kane artikuluar gjithe ate grabitje?!
    Ju japim te drejte.

  5. Hidhni nje sy nga Saliu. Ai beri nje analize ku pretendonte ti kthente ne “heronj” ata karrocjeret, muratoret, guzhinjeret, lavazhjeret, marangozet, qe jane arrestuar o zagare te zgjebosur plehrash.

  6. Shkolla vitrina vazhdon te jape diploma per keta bandite qe mbrohen nga salihu,pastaj shkullaku dhe ju skiftere nuk do thoni qe jane llamarinist imam kasap berber kepucar,por do lavderohen nga salihu si bandite me master

  7. Ja se do ta gjej shum shpejt Salehu. Keta do ti bej heronj te demokracis qe luhtuan narkopolicin e ran per te mbrojtur demokracin. O doktor mortja, sado Xeni jot te paguaj me 120 euro keta kometusat fake, prap strategjia jote fake nuk pi me uj. nuk jan gjith shqiptaret si shpellaret qe ke rrotull, pjesa me e madhe tashme e di se ca muti je e sa negativ je per kete komb. Sic e ke nxjerr mutin nga goja, ashtu do ta lepish me gjith interesa.

  8. Qenka dhe nje hajdut me emrin “Marenglen”. Kjo verteton katerciperisht teorine Berisha te lidhjes se vjedhesve me teorine marksiste-leniniste. Pra perdja ra … Nuk ka me asnje dyshim qe vjedhesit do i perdorin parate per te blere zgjedhjet.

  9. O shkullak nuk jane te gjithe banditet me juridik,vetem njeri kishte juridik te mbaruar ne hollande,keshtu thone dhe ky eshte lulzim basha qe me nje dore vodhi 250 milion euro per nje rruge 60 km qe nuk ka mbaruar akoma,ky lul I shpetoje burgut duke paguar zarfe te majme gjygjtareve qe vetingu I coje ne pidh te semes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu