• |
ide | kryesore

Një vajzë nga Kuksi personazh kryesor në librin e autores së “50 Shades of Grey”

Paparazzi, Slider



Romani i fundit erotik nga autorja e famshme e “50 Shades of Grey”, EL James ka shkaktuar një valë kritikash për mënyrën sesi e portretizon vendin tonë dhe shqiptarët. Libri “The Mister” (Misteri) përshkruan historinë e një pastrueseje të varfër shqiptare që ra viktimë e gangsterëve dhe trafikimit seksual, dhe përjeton një romancë me një aristokrat anglez, madje mrekullohet nga smartfonët dhe karta që ai përdor për të tërhequr para. Vajza shqiptare me origjinë nga Kukësi, Alesia Demaçi, përshkruhet si një injorante, ndërsa shqiptarët e tjerë në këtë roman përshkruhen te gjithë si kriminelë të rrezikshëm dhe trafikantë femrash. Alesia përballet me presionin e babait për t’u martuar me të fejuarin e saj në fshatin e lindjes në Kukës, i cili do që ajo të jetë një grua tradicionale shqiptare.

 



2 Comments

    1. Shume e sakte.
      ‘Lapsi’ paska marre ne pune perkthyes qe zoterojne gjuhen Mandarin e qe perkthejne lajme nga Anglishtja ne Shqip…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *