• |
ide | kryesore

“Nuk është moment për konflikte, Tirana është familje”: Mema mban larg presionin dhe sfidon Luftëtarin

F1, Sport



Në momentin më delikat të sezonit Tirana duhet të përballë ndeshjet më të rëndësishme të tij: më saktë përballjen e dyfishtë me Luftëtarin, dy transferta mes Kupës e kampionatit, që mund ti kthejnë humorin bardhebluve, pas një javë tensionesh që provokoi disfata në Selman Stërmasi kundër Kukësi. Bluezinjtë janë kundërshtari direct i gjysëmfinales së kupës dhe zonës së shpëtimit, por Ardian Mema nuk ka ndërmend të zgjedhë të lëshojë asgjë dhe shkon përpara me një objektiv të qartë…

“Natyrisht, kemi marrë masat tona, tani duhet të mendojmë për dy ndeshje, jo për një – tha Mema -. Kërkojmë rezultate pozitive, duke synuar një rezultat të mirë që në vajtjen e Kupës, por realisht Luftëtari është kundërshtar i fortë, që të vë në vështirës. Po mendojmë për të dyja ndeshjet, kanë shumë vlerë, e para është për të tentuar afrimin me finalen, e dyta për mbijetesën”.

Luftëtari në 6 ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm një humbje, në transfertën e Kastriotit, ndërsa në shtëpi vjen nga një seri fitoresh. Ky nuk është një fakt që e shqetëson Memën, sa mënyra se si luajë gjirokastritët, ndonëse në sfidën e vajtjes një rezultat pozitiv, me gola, do të ishte fundamental.
“Po, na është shtuar shumë presionin, por kundër Kukësit nuk e patëm përqendrimin e duhur, edhe pse ekipi nuk luajti keq, pavarësisht se renditja krijon presion. Ndoshta kam gabuar edhe unë, filozofia ime është që një ekip që sulmon e tremb kundërshtarin, por natyrisht duhet shumë kujdes edhe në aspektin mbrojtës”.

Situata e vështirë në të cilën ndodhet Tirana, vetëm 5 pikë nga Kastrioti, por me krutanët që sfidën e fundjavës e kanë të fituar në tavolinë, ka bërë që mbi bardheblutë të vërshojnë kritikat, duke e vënë skuadrën përpara një presioni, që Mema përpiqet ta mbajë larg, duke i kujtuar të gjithëve se ky është moment më i papërshtatshëm: “Nuk është momenti për të replikuar me njëri-tjetrin, përtej problemeve personale. Tirana, familja jonë, është mbi gjithçka”, përfundoi tekniku.

Tirana mund ti ndryshojë gjendjen vetëm në harkun e katër ditëve dhe dy transfertave në Gjirokastër: duke hedhur hapat drejt finales së Kupës së Shqipërisë dhe dritares europiane, e duke kapërcyer pikërisht Luftëtarin në renditje dhe duke siguruar një avantazh të konsiderueshëm për mbijetesën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *