• |
ide | kryesore

Partia Demokratike zyrtarizon sot koalicionin opozitar

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike pritet të zyrtarizojë sot koalicionin opozitar. Burimet bëjnë me dije se në orën 09:00 do të nisë firmosja e marrëveshjeve me partitë për krijimin e koalicionit opozitar.

Me koalicionin e PD-së do të bashkohen partitë kryesore të opozitës që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën Kryeministër.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Disa nga partitë nënshkruese janë LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.



3 Comments

  1. PD ne zgjedhjet e fundit kishte26% te votave Lsi 8% te votave,te gjitha 30 partite bejne sot 35.3%te votave,duke mare parasysh cfare ka bere opozita ne keto dy vite ne lufte me nderkombetaret sot mund te jene rrudhur nen 20% te votave,keshtu shkoni te gjithe bejini shurren baces.

  2. Koalicioni kurvave qe kane nga 30 vjet dhe spo i hiqen qafe ketij populli.

    Luli i PD’s tre here minister nje here kryetar bashkie.
    PDja antikomuniste ne aleance me kriptokomunistet e LSI.
    Republikanet ne aleance me legalitetin
    Camet ne aleance me greket.
    Duka i krimit ne aleance me Sali Berishen.

    Hajde jepi vote ketyre mashtrusave 5 leksh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *