• |
ide | kryesore

Ramush Haradinaj-Mogherini-t: Diskutimi për kufij ka qenë gabim

Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vijon të mbajë një qendrim kritik ndaj Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini-t,  duke e fajësuar atë për destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor me lakimin e çështjes së korrigjimit të kufijve. Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga zhvillimi i Samitit të Berilinit më datë 29 prill, ku do të mblidhen liderët ballkanikë, numri një i ekzekutivit të Kosovës ka thënë se do të mbajë rezerva ndaj Mogherini-t, për aq kohë sa objekti i bisedimeve dypalëshe me Serbinë, cënon interesin kombëtar të Kosovës,

“Kam pas me ia thënë Mogherinit dhe në të kaluarën dhe do ia them sa herë të jetë nevoja për të mbrojt të drejtën e vendit tim. Diskutimi për kufij, territore ka qenë gabim, ka mundur ta destabilizoj rajonin është mirë që është tejkalua ajo, dhe nuk është mirë me mbajt gjallë këtë temë sepse veç e destabilizon rajonin”, theksoi Haradinaj.

Krahas optimizmit të shprehur më herët nga Haradinaj për mundësinë e negocimit të një marrëveshjeje në punimet e Samitit të Berlinit, me qëllim arritjen e rivendosjes së dialogut me Serbinë, presidenti Aleksandar Vuçiç, nuk ka shprehur pritshmëri për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe pa përmbushjen e parakushtit për heqjen e taksës doganore mbi mallrat dhe produktet serbe.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *