• |
ide | kryesore

Revolucion francez: një femër arbitron Amiens-Strasburg

Sport



Revolucion francez, natyrisht aspak si 230 vjet më parë në kohët e fundit të monarkisë, në futboll: një femër do të arbitrojë në Premier Division. Federata Franceze e Futbollit ka përcaktuar Stephanie Frappart për të drejtuar sfidën Amiens-Strasburg, ndeshje e vlefshme për Ligue 1 në program për tu zhvilluar të dielën.

35 vjeçarja Frappart ka nisur të arbitrojë kur ishte 13 vjeç. Fifa e ka zgjedhur mes 27 arbitrave që do të marrin pjesë në Botërorin Under 19 nga 7 qershori deri në 7 korrik, por ndërkohë i është dhënë kënaqësia të gjykojë ndeshjen mes skuadrës së 10 e të 17 në renditjen e kampionatit elitar në vendin e saj.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një femër të arbitronte në Ligue 1, edhe pse Nelly Viennot për dhjetë vjet ishte e impenjuar si asistente.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *