• |
ide | kryesore

Roma në prag të kolapsit financiar, Di Maio dhe Salvini në takim emergjent

Planet



Partnerët e koalicionit qeveritar në Itali mes partisë djathtiste “Lega Nord” dhe forcës populiste anti-sistem “Cinque Stelle”, Matteo Salvini dhe Luigi di Maio, do të zhvillojnë kokë më kokë një takim emergjent në përpjekje për gjetjen e një plani që do të parandalojë kolapsin financiar të Romës. Epiqendra e jetës politike dhe ekonomike të Italisë, ka akumuluar prej 11 vjetësh një borxh prej 12 miliardë eurosh, i cili duhet të rifinancohet me ngut në mënyrë që të evitohet skenari i papëlqyeshëm i falimentimit në vitin 2022.

Miratimi i një pakete shpëtimi të dakorduar më parë nga forcat bashkëqeverisëse, është zvarritur për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve brenda ekzekutivit, si pasojë e akuzave për rryshfete ndaj Armando Siri-t, nënsekretarit të Lega-s. Siri dyshohet të ketë marrë një shumë të majme nga një sipërmarrës sicilian i lidhur drejtpërdrejt me mafian.

“Skizma” mes palëve lidhur me miratimin e paketës ndihmëse për Romën është thelluar edhe nga mospajtimi i zëvendëskryeministërit Salvini, i cili i druhet një efekti “domino” të kësaj praktike edhe në qytetet e tjera me probleme të ngjashme financiare.



1 Comment

  1. a duhet ,qe nga problemet te thellohen ne shkaqet dhe shkaqet te disiplinohen me ligje duke mundesuar gjithnje drejt burimit te dobive zgjilljeve ,por qe asnjera nuk vjen pa qartesi gjalleri e ila sjell unitet shpres ,por qe asnjera nuk ralizohet pa vlera moral te mire virtyt meshir,ah sa poshte kemi rene nga mungesa drejtesise jemi zhytur te gjith ne padrejtesi ,qe eshte vetem burim problemi pa zgjillje ,sa larg domosdoshmerive jemi dhe sa afer ndollemi nese ne i sherbejme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *