• |
ide | kryesore

Sulmet terroriste në Sri Lanka, UNICEF: 45 fëmijë të vrarë dhe 30 të plagosur

Planet



Fondi i Emergjencës së Kombeve të Bashkuara  për Fëmijët (UNICEF), ka publikuar bilancin tragjik të fëmijëve të vrarë dhe të lënduar, si pasojë e sulmit terrorist në Sri Lanka në ditën e kremtimit të Pashkëve. Zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac, njoftoi se 27 fëmijë kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimet në një prej tri objekteve të targetuara nga bombarduesit vetëvrasës, në Kishën e San Sebastian-it, Katuëapitiya, në Negombo.

Në një tjetër  “shenjestër” të sulmit të grupit islamik, në kishën e qytetit të Batticaloa-së, kanë humbur jetën 18 fëmijë, mes të cilëve 5 i përkisnin kombësive të huaja. Ndërkaq, 20 fëmijë janë shtruar në një spital të kryqytetit të Colombo-s, ku katër prej tyre ndodhen në terapi intensive. “Shumë fëmijë kanë humbur njërin ose të dy prindërit dhe të tjerë fëmijë kanë parë nga afër dhunën shokuese. Unicef po punon në kontakt të ngushtë me partnerët qeveritarë për të mbledhur informacione të besueshme, për situatën e fëmijëve dhe të adoleshentëve të përfshirë në këtë tragjedi.”- përmbyllet deklarata e Boulierac-ut.

Ditën e djeshme, kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremsinghe, urdhëroi nisjen e një hetimi për zbardhjen e shkaqeve të pamundësisë së shërbimeve të inteligjencës për të parandaluar aktin terrorist, prej të cilit mbetën të vrarë të paktën 310 persona dhe mbi 500 të tjerë u plagosën. “Një hetim ishte i nevojshëm për të gjetur se si u përdor informacioni”, tha kreu i ekzekutivit të Republikës Social-Demokratike të Sri Lankës, duke bërë me dije se hetimi do të prihet nga investigimi i lidhjeve që terroristet lokalë mund të kenë me grupet e tjera ndërkombëtare të këtij lloji.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *