• |
ide | kryesore

Tregtarët protestojnë para bashkisë në Korçë: Të ulen tarifat

Lajme, Të fundit
korce1.jpg



Zhvendosja e tregtarëve në markatën e re ka sjellë shumë shqetësime për ta pasi tarifat janë shumë të larta dhe të papërballueshme.

Mëngjesin e të martës më shume se 70 tregtarë janë mbledhur para bashkisë nga ku kanë protestuar për rreth 1 orë. Tregtarët shprehen se nuk mund të përballojnë tarifat gjithashtu tregtaret ambulantë po u prishin punë.

Tarifa prej 100 mijë lekë të vjetra është shumë e lartë në lidhje me fitimin e tyre përpos kësaj tregtaret ankohen edhe për distancën e largët të markatës me qytetin gjë që ka çuar në humbjen e klientëve të tyre.

Egzistenca e tregut të vjetër me pakicën e tregtarëve ka irrituar këta të fundit të cilët kërkojnë nga kryetari i bashkisë heqjen e tyre dhe uljen e tarifës. Ndërkohë pritet një takim mes tregtarëve dhe kryetarit të bashkisë e cila do të zhvillohet pa media.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *