• |
ide | kryesore

Varane e de Ligt mbeten ëndërra: Juventus i rrëmben Romës Manolas, me klauzolën 36 milionë euro

Sport



Kostas Manolas është objektivi i menjëhershëm për mbrojtjen e Juventus. Pa harruar emrat e rëndësishëm të Raphael Varane, Mathijjs de Ligt e Ruben Dias, në shtëpinë e bardhezinjve po merr konkretizim idea që greku të jetë emri i duhur, edhe pse si ndodhi në të kaluarën me Pjanic nuk do të ishte e nevojshme as një tratativë me Romën. Manolas ka një kontratë deri në 2022, paguhet pak më shumë se 3 milionë në vit, por ka edhe një klauzolë të zgjidhjes së kontratës që do ti lejonte të lirohej për 36 milionë euro.

Eksperienca në kampionatin italian ka treguar se numri 44 verdhekuq është një element i besueshëm në mënyrë absolute. Allegri, që së shpejti do të vendosë detajet e së ardhmes, ka patur gjithnjë vlerësim të madh për grekun, që mund të jetë kompletuesi ideal i një reparti që ka nevojë për rinovim. Ky operacion favorizohet edhe nga fakti se prej disa kohësh lojtari asistohet nga Mino Raiola, që në Itali ka raporte të shkëlqyera me Juventus. Pengesa e vetme për të parë Manolas me fanellën bardhezi, nuk është tentativa e Romës për ti rinovuar kontratën, por konkurenca e Manchester United, që provoi edhe në janar ta merrte mbrojtësin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *