• |
ide | kryesore

Video/ Fitorja në Napoli, si titull: kthimin e Atalanta tifozët e bëjnë festë

Sport



Kthimi i Atalantës nga Napoli, pas fitores në transfertën e San Paolo, është pritur me një festë të vërtetë nga tifozët bergamaskë. Flamuj, tymuese, fishekzjarre e kore, mes të cilëve “Ne duam Kupën e Italisë”, kanë shoqëruar kthimin e zikaltërve në qytet. Lojtarët janë shoqëruar nga tifozët që brohorisnin mbi të tjetër për Gasperinin, Gomez e Ilicic. Me këtë rezultat bergamaskët janë në kuotën të barabartë me Milan, 56, duke qenë në garë të plotë për zonën Champions. Për momentin skuadra e Gattuso është përpara me diferencë golash, porn ë pesë javët e mbetura gjithcka mund të ndodhë, ndaj dhe kjo atmosferë festë tenton të shtyjë skuadrën e teknikut Gasperini drejt objektivave të pamenduar ndoshta në fillim të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *