• |
ide | kryesore

Vrasja e gazetares irlandeze, grupi “IRA e Re”: Kërkojmë sinqerisht ndjesë

Planet



Grupi i disidentëve republikanë “Ira e Re” ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e gazetares irlandezo-veriore, Lyra McKee, e cila humbi jetën mbrëmjen e së enjtes së shkuar, teksa po raportonte mbi protestën që po zhvillohej në zonën periferike të Creggani-t në qytetin e Londonderry-së. Në një deklaratë zyrtare, “Ira e Re” dënoi përdorimin e dhunës gjatë tubimit dhe u kërkoi ndjesë familjes, të afërmëve dhe partneres së të ndjerës, që mbeti e vrarë pasi u qëllua në kokë nga një person i  maskuar, i cili hapi zjarr drejt policisë.

“IRA e Re” është themeluar në fund të vitit 2011, fill pas shkrirjes së një numri grupesh më të vogla disidiente, të angazhuar në luftimin e e sundimit britanik në Irlandën e Veriut dhe arritjen e ribashkimit të Irlandës. Shtylla boshtore e veprimtarisë së këtij grupi është kundërshtimi i marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1998, të ashtuquajturës “E Premtja e Madhe”, të dakorduar mes qeverive të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, për t’i dhënë fund luftës civile 30-vjeçare në rajon, që shkaktoi 3600 të vdekur.

Vrasja e McKee-së është e paraprirë nga katër të tjera të ndodhura përgjatë 20 vjetëve që pasuan marrëveshjen mes britanikëve dhe irlandezo-veriorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *