• |
ide | kryesore

Zyrtarizohet koalicioni opozitar, 10 pikat e marrëveshjes mes PD dhe aleatëve (FOTO)

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha me aleatët e tij në Hotel Tirana nënshkruan një marrëveshje për një koalicion të gjerë opozitar.

Kjo marrëveshje përbëhet nga 10 pika dhe është nënshkruar nga kryetarët e disa partive brenda koalicionit opozitar, mes tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Ky koalicion synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Opozita e bashkuar është shprehur vazhdimisht e vendosur se pa largimin e Edi Ramës nuk mundet dhe nuk do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Ata e akuzojnë kryeministrin dhe qeverinë që drejton si manipuluese të vullnetit të popullit duke i blerë votat osse duke i siguruar ato përmes shantazheve.

10 pikat e marrëveshjes:

Krijimin e një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjët e ardhshme në vend

Partitë nënshkruese të ketij koalicioni do te regjistrihen ne zgjedhje vetem pasi te jene krijuar kushtet per zgjedhje te lira dhe te nderhshme

Rruga e vetme per krijimin e zgjedhjeve te lira eshte nje qeveri tranzutore me mandart te posatcem

Partite e kolaicionit opozitar nuk dk te lejojnë asnje farse elektroale

Pamundësimi i zgjedhjeve farse te diktuara nga pakti i rames me krimin

Rikonfirmojne vullnetin tone se bashkimi euripian eshte rruga e vetme

Angazhohemi per nje marrveshje per clirimin e ekonomise nga oligarki

Angazhohemi per lufte pa kompromis nfaj krimit te organizuar

Mbeshtësim lirite dhe te drejtat themelore te qytëtarece te cilet dhunohen nga veprimet arbitrate te instituciineve shtëterore

Angazhohemi per cdo individ apo parti te identifikuar si opoizitare

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, opozita shpalli edhe protestën kombëtare të radhës e cila do të zhvillohet me datë 11 maj në orën 18:30.

ImageImageImageImageImage



18 Comments

  1. Ku eshte morali ketu,keta qe u rrezuan me vote popullore dy here na dalin dhe bejne marveshje per te krijuar kaos,duke i shpallur lufte te gjithe nderkombetareve dhe pozites te dale nga vota,dhe afrojne portale e tv ruse plus para te pista,PD qe erdhi per shpres u kthye shpej nga kishte ardhur nen diktatin serbo-ruse dhe kundra amerikes.kush komenton per mua eshte i shame me fis

    1. o zana te gezojne tani edhe te flene rehat pd.ja .te kuptosh qe kur te gjithe jane kunder .usa.eu edhe cdo ambasaxe.cfare pret. pd ishalla zhduket

  2. Ate qe nuk mora vesh eshte perse ne duhet te votojme prape Moniken, Manjanin dhe qelbesirat e tjere te LSI, hajdutin e drogaxhiun Mediu, apo Agron Duken, greket qe duan kriminelin Kacifas apo Dukat e tjere..Kisha besim ke Luli po nese e ben aleancen se kujton qe do marre vota nga aleanca..po gabon rende..

  3. Me mediun dhe liken do besh opozite!? Kalamaq. Ai ka gjetur kete opozite e kete popull dhe ben ato qe ben perbindshi i anetes. Pika ju. Ditezinj e punezinj.

  4. Koalicioni i pare ne histori qe formohet per te mos marre pjese ne zgjedhje, gjithe te tjeret fomohen per te konkurruar dhe fituar…. po ata prapa fatmir mediut kush jane???? Pse mbajne bolet me dore????

  5. Pika tjeter duhet te mos Ken te drejt vote kush ka qen e a ntar I shoqates se enveri si organizat terroriste

  6. duhet te ikin nga skena politike S.BERISHA, ED RAMA, I.META, M. KRYMADHI, LUL BASHA. atehere mund te behet albanistani….. jane provuar te gjithe 30 vjet vetem anarki. dhe albanistanezet duhet te ndryshojne mentalitet, eshte nje popull sh. injorant.

  7. Farse te madhe na tregove o lulu,shikoni fotot Farse qe polli lulu medi mona dashi drizi per popullin qe nuk e rruan per keta Birbo qe pasi vollen vrane dogjen kane fytyre te kerkojne voten prap,ky grup po i ben nje nder kombit se do lorgohen me nje dore si te padeshiruar.

  8. Ju qe komentoni po ju kujtoj se:Dhe ne 45-sen keshtu si ju vepruan te paret tane duke ndegjuar propoganden se do “hanin me luge floriri” por duhet te zhduknim c’do gje qe ishte kunder, opoziten , intelektualet,borgjezet e te pasurit dhe populli duartrkiste ashtu si sote dhe perfundimi Mjerim e shkaterrim?

  9. Luli ne 2015: lsi organizate kriminale
    Luli ne 2029: lsi force kontruktive

    ktu duhet me ik naten. Naten me vrap nga ky vend legenash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *