Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku një kamionçinë është përplasur me një motorr. Mësohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur 2 persona.
Nga informacionet e deritanishme, mjetet janë përplasur në vendin e quajtur “kryqëzimi i Treshit”.
Policia e qyetetit të Lezhës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si edhe identiteti e personave të përfshirë.