• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Itali, vdes një shqiptar, i vëllai në rrezik për jetën

Lajme, Të fundit



Një shqiptar ka humbur jetën, ndërsa dy bashkëkombas të tjerë kanë mbetur të plagosur, si rezultat i një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur në rrugën “Kennedy”, në Pianvallico të Firences. Nga informacionet paraprake, njoftohet se është berë i mundur identifikimi i viktimës, një 26-vjeçar me iniciale K.E., ndërsa dy të lënduarit të moshës 19 dhe 26 vjeç mësohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën. Bazuar në të dhënat e deritanishme, mendohet që njëri prej të plagosurve është vëllai i viktimës.

Forcat e Policisë së qytetit të Firencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Mediat italiane raportojnë se tre shqiptarët banonin në zonën e Scarperia-s, komunë e Firences.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *