• |
ide | kryesore

Arsyeja e divorcit të Adele

Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë, të gjithë ‘u tronditën’ nga lajmi se Adele, kishte vendosur të divorcohej nga bashkëshorti i saj prej 3 vitesh. Përfaqësuesit e saj u shprehën se çifti kërkonte një privatësi të plotë dhe pavarësisht ndarjes, kishin vendosur se djalin e tyre do ta rrisnin së bashku. Burime për ‘People’ dhe ‘E!News’ kanë zbuluar se arsyeja e ndarjes, është pak a shumë njëjtë me atë të Lady Gaga-s. Sipas tyre, axhenda e këngëtares sa vinte dhe po shtohej, gjë që ndikoi në lidhjen e tyre. “Ato kishin shumë të përbashkëta, por sa kalonin kohët, ajo po bëhej një yll akoma më i madh. Pavarësisht se ai ishte dakord me të qëndruarit në ‘prapaskenë’, koncertet e vazhdueshme i larguan”, është shprehur burimi. Ndarja e tyre nuk pati drama dhe nuk e fajësuan aspak njëri-tjetrin, thjesht ranë dakord se lidhja kishte marrë fund. Divorci i tyre do të kushtojë 180 milionë dollarë, por duke menduar për djalin e tyre 6-vjeçar, Adele dhe Simon po përpiqen ta kalojnë këtë situatë me qetësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *