• |
ide | kryesore

Bar Rafaeli dënohet për evazion fiskal

Paparazzi, Slider



Bar Rafaeli është në telashe, pasi u dënua nga një gjykatë izraelite për fshehje të një pjesë të fitimeve të saj. Modelja e cila do të drejtojë edhe edicionin e radhës së festivalit të muzikës “Eurovision”, i cili do të mbahet në muajin maj në Tel Aviv, u përballë me një gjykatë në Lod.

Akuzat për fshehje parash kanë të bëjnë me vitet 2009-2010, kohë kur modelja jetonte në SHBA dhe ishte e lidhur me aktorin Leonardo DiCaprio. Gjykata e shpalli fajtore duke e dënuar me 4.5 milionë dollarë, ndërkohë që 33-vjeçarja ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në apel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *