• |
ide | kryesore

BE nis lëvizjet për negocimin e krizës politike në Shqipëri, nesër takim i Sorecës me partitë e opozitës

Lajme, Të fundit



Kreu i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka thirrur në një takim krerët e partive të vogla të koalicionit opozitar. Burime për MAPO konfirmojnë se takimi do të zhvillohet nesër në orën 16:00 në selinë e Delegacioni të BE. Pritet të marrin pjesë krerët e krerët e PR, LZHK, PBDNJ, PDIU, PDK, PAA dhe PLL.

Takimi do të ketë në fokus pikërisht krizën politike që po kalon vendi, pas djegies së mandateve nga opozita dhe nisjes së protestave kundër qeverisë. Një ditë më parë ishte ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt i cili takoi krerët e partive të vogla opozitare në Hotel Rogner.

Po të martën, ambasadori i BE, Luigi Soreca takoi kreun e PD, Lulzim Basha, pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar mes PD dhe partive aleate.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *