• |
ide | kryesore

Britani/ 4 shqiptarët bien në ‘grackën’ e policisë prej shpërndarjes së aromës së drogës

Lajme, Planet



Nuk janë të pakta rastet kur mediat angleze raportojnë për kultivimin e drogës dhe përfshirjen e shqiptarëve në këtë aktivitet.  Katër shqiptarë, të cilët kishin kthyer shtëpinë e tyre në fermë kanabisi janë vënë në pranga.

Sipas mediave angleze, shqiptarët e arrestuar janë: Klajdi Kukli, 22 vjeç, Hysen Uzuni, 27 vjeç, Blerim Rama, 30 vjeç dhe Sokol Geshtenja, 24 vjeç. Emetimi i erës së drogës ka bërë që policia të zbulojë fermën, të cilës i shërbenin shqiptarët në  Redcar të Anglisë. Në përllogaritjet e para, siç shkruajnë edhe mediat vendase, sasia e drogës që u gjet e mbjellë në ambientet e banesës do kapte në treg të zi shumën prej 250 mijë paund.

Në sallën e gjyqit, të ndihmuar nga një përkthyes në gjuhën shqipe, katër shqiptarët u shpallën fajtorë për veprën penale të kultivimit të drogës.

Fakti, i cili mund të ndihmojë shqiptarët është se ata nuk janë të dënuar më parë në shtetin anglez. Avokatët e tyre janë shprehur se një pjesë e tyre kanë hyrë në këtë punë për shkak të borxheve.Gjykatësi Peter Armstrong pasi dëgjoi iu drejtua të katër shqiptarëve: “Ju jeni duke u përdorur nga të tjerët. Ju jeni të rritur për ta ditur se kjo ishte e gabuar. Dhe faktin që keni qenë këtu si emigrantë ekonomik, unë mund ta marr parasysh deri në një farë mase. Por pagesa e borxheve me mjete të paligjshme do të rezultojë në dënim”-theksoi ai.

Ata u dënuan me nga 1 vit burg, por që gjykatësi tha se ata mund të depërtohen nga toka angleze. Mbi të gjitha shtoi ai, kjo është një çështje e autoriteteve të migracionit dhe Agjencisë Kufitare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *