• |
ide | kryesore

Champions? Jo, Real Madrid i Zidane ka prioritet kampionatin: ndryshojnë objektivat e merkatos

Sport



“Të fitojmë La Liga do të jetë objektivi kryesor i sezonit të ardhshëm”. E ka bërë të ditur Zinedine Zidane, trajner i Real Madrid, duke folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Getafe. “Vitin e ardhshëm do të provojmë të nisim kampionatin në mënyrën më të mirë, sepse ndryshe bëhet i komplikuar”.

Pyetjes nëse ka më shumë motivin në Champions se në kampionat, Zizou i ka replikuar me një frazë të qartë: “Ne kemi 33 kampionate, Barça sa? Kohët e fundit po bëjnë mirë e duhet ti përgëzojmë, por duhet të ndryshojmë këtë dinamikë. E kam thënë gjithnjë, më e rëndësishmja për mua është ditë pas dite”.

Vera e ardhshme do të shënojë revolucionin në kampin e Real Madrid. Të shumtë fytyrat që pritet të mbërrijnë në Bernabeu, duke filluar nga Militao, që është zyrtarizuar e deri tek Hazard e Pogba. Në Madrid do të ndryshojnë gjithashtu edhe objektivët. pas dominimit në Champions League në vitet e fundit, me katër trofe të fitur, tre nga të cilët radhazi, merengues duan të kthehen të fitojnë në radhë të parë La Liga, pas shumë vitesh të diktatit të Barcelonës. Në total mbretërorët vazhdojnë të kryesojnë me 33 tituj kombëtarë, duke qenë më të titulluarit në Spanjë (25 Barcelona), por në 12 vitet e fundit triumfet kanë qenë vetëm 4 (2007-2008-2012-2017), një cdo tre vjet. Numra të papranueshme në Bernabeu ku janë mësuar vetëm të fitojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *