• |
ide | kryesore

Dëshmia e Alkond Bengasit: Dreka me Muratajn te Shkëmbi i Kavajës dhe dy kosovarët…

Lajme, Të fundit



Dëshmina e dhënë prej Alkond Bengasit në polici është zbërthyer, se si pranoi të modifikonte furgonët më të cilët u krye grabitja. Bengasi u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë dhe zbërtheu grupin që kreu grabitjen e miliona eurove në Rinas.

Ai thotë se kanë qenë kushërinjtë e tij Klement dhe Eldi Çala ata që ia kanë kërkuar një gjë të tillë. Pranon se është takuar me Admir Muratajn dhe dy persona të tjerë nga Kosova, të cilët iu kanë dorëzuar pas një dreke edhe furgonët që do të modifikonte..

“Kontaktin e parë e kam pasur me kushërinjtë e mi Klement dhe Eldi Çala. Duke qënë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do të merrnim një furgon. Fillimisht nuk pranova sepse kam pasur fëmijën sëmurë dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani. Por më pas pranova dhe shkuam të 3 tek Shkëmbi i Kavajës. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj i cili ishte në shoqërinë e 2 personave nga Kosova. Një prej tyre e therrisnin “daja” ndërsa tjetrin “Tani”. Pasi hëngrën drekë, morëm furgonat Shevrioletë, të cilët unë më pas i modifikova. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje”,– thotë ai.

Gazetarja Doriana Bezat, thotë ndër të tjera se në bazë të kësaj dëshmie, policia shqiptare po bashkëpunon me atë kosovare për identifikimin dhe arrestimin e 2 personave, të cilët dyshohen të përfshirë në grabitjen e 9 prillit.

Mësohet gjithashtu se policia arriti të identifikonte Alkondin pasi në furgonin me mbishkrimin  “Hetimi Tatimor” janë gjetur në pjesën e brendshme, shenjat e gishtave të tij.

Ngjarja ndodhi rreth dy javë më parë në aeroportin kombëtar “Nënë Tereza” e me sa duket me kalimin e ditëve, policia po ngushton edhe rrethin e personave që kanë marrë pjesë në grabitje pasi brenda dy ditësh janë arrestuar 5 persona.

Dje u arrestua Elton Pikli, 32 vjeç nga Kruja, teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë, ndërsa përveç tij kanë përfunduar në pranga edhe Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, dhe Saimir Cela. Kujtojmë se gjatë grabitjes mbeti i vrarë Admir Murataj.



2 Comments

  1. MUHABETE MINISTRI(LESHI). NA RREGULLO FURGONIN SE DO VJEDHIM AEROPORTIN …HAHAHAA
    ME PAK FJALE KETA VETEM QE NUK E KANE BOTUAR NE NDONJE GAZETE QE DO VIEDHNIN

    1. E pra. Flitkan ne prani te nje te panjohuri per vjedhjen qe do bejne. Me ngjan si shpikje e te akuzuarit,per ta nxjerr veten te paster

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *