• |
ide | kryesore

Dybala mesazh lamtumire: “Një ditë je më i miri, nesër i panevojshëm”

Sport



Sezoni që ka përjetuar këtë vit nuk ka qenë ai më i lehti që kur ka mbërritur tek Juventus për Paulo Dybala. Pavarësisht fitores së titullit, argjentinasi nuk ka shkëlqyer dhe e ardhmja e tij është gjithnjë e më e paqartë: flitet për Real Madrid e Inter, por ndërkohë Joya vazhdon të jetë një personazh-vitrinë e bardhezinjve. I intervistuar nga Style, numri 10 nuk e ka fshehur hidhërimin që e ka shoqëruar në këtë periudhë: “Jeta e një futbollisti është e cuditshme: një ditë je më I miri, të nesërmen i panevojshëm. Të gjesh një ekuilibër nuk është e thjeshtë. I ndodh të gjithëve, edhe kampionëve si Messi e Cristiano Ronaldo: pas gjithë asaj që kanë bërë në karrierë ka raste që kritikohen”.

Fjalë që tregojnë se Dybala është i palumtur dhe paralajmëron një lamtumirë në fund të sezonit. Argjentinasi ka folur edhe për ardhjen e CR7: “Askush nuk e priste u duk si lajm gazetash. I parë nga afër, Cristiano është një djalë i thjeshtë. Ka imazhin e tij, personazhin, mënyrën e të qendruarit në fushë. Por në dhomat e zhveshjes është si të tjerët dhe i pëlqen të bëjë shaka me të gjithë”.

Për numrin 10 Dybala është i përzgjedhuri dhe ai që pati kurajën të mbante atë që i përkiste më parë një kampioni si Del Piero: “Kur drejtuesit e Juventus më bënë propozimin, u mendova pak që të jem i sinqertë, por një ofertë e tillë nuk refuzohet. Për mua është një nder dhe përgjegjësi. Duhet të tregoj se e meritoj cdo ditë”. Cdo ditë ëpr sa kohë mbetet bardhezi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *