• |
ide | kryesore

Flet Patozi: Po i shërbej Ramës? Koha do të tregojë se…

Lajme, Të fundit

Akuzat për të nga PD janë të drejtpërdrejta se “po i shërben Edi Ramës dhe qeverisë”. Por Astrit Patozi e hedh poshtë këtë akuzë. Në emisionin “Opinion” tha se çdokush ka të drejtë të jetë skeptik.

“Në asnjë mënyrë nuk i shërbejmë Edi Ramës. Ju jeni në të drejtën tuaj të jeni skeptik. Edhe historia e politikës shqiptare e tillë ka qenë. Koha është ajo që do e provojë”, – tha Patozi.

Emra të rëndësishëm që ishin pjesë e PD duket se nuk do të jenë në rrugën e tij. “Bindjes Demokratike” nuk do t’i bashkohen as Jozefina Topalli, as Arben Imami apo Ridvan Bode. Edhe Rudina Hajdari nuk do të jetë pjesë e partisë së re. Astrit Patozi tha se kishte biseduar me deputeten për krijimin e partisë së re.

“Me zonjën Hajdari kam folur për çështje të tjera dhe për këtë, kam respekt maksimal. Është një lloj talenti. Talent politik do të thotë njeri që merr qëndrime dhe vendime të duhura. Për mua është e tillë. Ne kemi diskutuar për këtë projekt, ajo ishte shumë e prirur dhe e ka thënë në parlament që opozita ta marrë pjesë në zgjedhje. Me PD ajo s’ka lidhje”.

Patozi thotë se është gati të bëjë koalicion me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, por vetëm me një kusht: “Të jenë të gatshëm të ndryshojnë sistemin zgjedhor”.

“Nëse na përputhen synimet në bëjmë koalicion. Unë jam gati të bëj koalicion me Ramën, Lulzim Bashën apo Monikën, mbi bazën e ndryshimit të kodit elektoral”, – theksoi ai.

Sipas tij pavarësisht paralajmërimeve nuk do të ketë një përplasje civile mes palëve.

“E konsideroj vëllavrasëse një përplasje civile, atë dhe që paralajmërojnë që kjo mund të ndodhi e konsideroj terrorizëm politik. Por asgjë nuk ka për të ndodhur. Në rast se Edi Rama dhe çifti Basha-Kryemadhi do të lihen vetëm janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë”.

Sa i përket lidhjes me Edi Ramën, ai tha se ka bashkëpunuar dy herë me të.

“Unë me Edi Ramën kam bashkëpunuar me dy raste. Para 3-4 ditësh shkova bëra një check-up. Kam bashkëpunuar dhe njëherë tjetër dhe ishte i vetmi rast kur e kam takuar zotin Rama.

E kam takuar para disa viteve, kemi qenë ulur në një tavolinë. Unë kam pirë kafe të shkurtër dhe ujë pa gaz, ai nuk e di se çfarë ka pirë. Në atë tavolinë ka qenë Sali Berisha, Ilir Meta, Gramoz Ruçi dhe Shpëtim Idrizi” – tha Patozi. ©LAPSI.al

12 Comments

  1. Problem kafesh e llafesh qe na thote ky cmirezi mese shumeti tani qe ia krijuan partine. Me nje shkume, e aqe do e kete partia e sajuar brenda nates, por fatkeqesia mbetet ne dobesite e karakterit te kesaj monstre qe ne keto momente te renda per popullin e shqiperine, doli ky inatciu, e me firmat e perkrahjen e mazhorances, qe me sa duket dhe vete percaresit ne kesi situatash te Rames te na behet parti qe dashka tu votoka,Nuk mund te kete njerez, popull, e demokrate, opozitare, qe te votoje parti sythe hibride sic eshte edhe kjo e skuthit Patozi.

  2. Ju shpellareve qe sulmoni patozin,se gjoja po ben lojen e Rames,por kur meta u largua nga ps salihu u gezua shume dhe pastaj fitoje zgjedhjet 2005 hera e pare ne te dyten meta I dhuroje kater deputet dhe salihu qendroj ne pushtet,atehere ju shpellare u gezuat jeta u be me e bukur per ju ju filluat nga orgjite demokratikase me tallava,tani mos hani Mut

  3. Asgje e re ne frontin e Lindjes!

    Sa vajti numri i partive bija qe jane shkeputur nga partia meme?!

    Vendi eshte futur ne nje spirale dhe nuk i dihet fundi. E sigurte eshte qe populli une (pellazg, i zgjuar dhe paqedashes) do ta haje ne fund si gjithmone…sa krahu.

    God Save the Queen! (pa lidhje kjo) 😛

  4. E bukura ketyre eshte qe sapo krijojne parti kane pretendime per ndryshime kushtetuese, qe behen me 93 vota dhe me pasoja qe shkojne ne dekada. Kjo lloj megallomania eshte e rralle. Pa perfaqesuar askend, te kesh aspirata shtetformuese eshte e habitshme. Pa fillu gjimnazin dun me shku ne oxford. Rasti tipik i atij qe nuk mbaron dot as gjimnazin.
    Meta fitoi se u shtri ne territor, jo duke tjerr fantazi. Patozi me duket kandidon per zv/drejtor te topit ,se dhe blushi me tepri i kishte thagmat e tilla.

  5. Por paskish qen legana mor burra muti ckeni me Patozin ju ato vota ne funde shkojne ke thesi opozites Problemi nuk eshte ky por ai gjati qe sa vjen dhe po e shterngon litarin ketij faki popull

  6. Fakti se Patozi priti të “regjistrojë” partinë e tij fantazmë, ditën e fundit të afatit duke deklaruar se do të marë pjesë në zgjedhjet vendore, pasi Koalicioni opozitar kishte deklaruar që nuk do të marë pjesë në këtë zgjedhje, është një tregues i kjartë se ai po i del në mëbështetje Ramës për të bërë zgjedhje njëpartiake e me stilin e Ramiz Alizë të pluralizmit, ku disa organizata trajtoheshin si parti politike
    Kavajasi Patos, e di fort mirë që nëse opozita nuk mer pjesë në zgjedhje, nuk do ketë guximin Rama të quajë “opozitë” ate. E kjo u pa kur ai tentoi ta bënte këtë në Kavajë për zgjedhjen e kryebashkiakut socialist e në ditën e fundit u detyrua të tërhiqet.
    Nuk dijmë që në ndonjë rreth apo qytet ku si përfaqësues i PD në fushata elektorale ka qenë Patozi, që PD të ketë pasur sukses..
    I vetmi “sukses” i Patozit, ka qenë mbështetja e vjehrit të tij biznesmen në Vorë

  7. o njeri pa vlere nuk e kupton se je nje person negatif dhe do kARRIERE E LEKE PA I MERITUAR : KJO EQE BERE TI E KUPTON DHE NJE FEMIJE QE JE PATERICE E RAMES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu