• |
ide | kryesore

Gazmend Bardhi: Partia e Patozit nuk i përket opozitës, ai nuk flet kundër Ramës

Lajme, Të fundit

“PD është e vendosur për të pamundësuar zgjedhje fallco në Shqipëri. Mesa duket, zoti Patozi ka vendosur që t’i shërbejë të kundërtës, pra të jetë pjesë e zgjedhjeve fallco dhe farsë në Shqipëri. Është zgjedhja e tij, shqiptarët dinë të gjykojnë”.

Janë fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një intervistë për ABCNEWS i pyetur për deklaratat e Astrit Patozit, koordinatorit të partisë “Bindja Demokratike”.

“Ju nuk mund të thoni që “është krijuar një parti, e cila nuk është krijuar ende dhe kjo është opozitare”. Pasi të kesh krijuar partinë, gjatë qëndrimeve që mban në aktivitetin tënd politik, identifikohesh si opozitare apo qeveritare.

Zoti Patozi ishte në studion tuaj dhe po të më thoni apo të mbani mend ndonjë fjali që tha kundër Edi Ramës, ju lutem, ma kujtoni. Ma thoni. Në 30 minuta në intervistën tuaj, foli vetëm kundër PD, nuk foli kundër Edi Ramës.

Prandaj, duhet të jemi të sinqertë me shqiptarët. Opozitar të bën vetëm veprimtaria politike. Sa për pjesëmarrjen në zgjedhje, në përputhje më kushtetutën dhe ligjin, kjo parti nuk merr dot pjesë në zgjedhje, sepse nuk është regjistruar akoma në gjykatë, ndërkohë, që afati i regjistrimit të partive politike për të marrë pjesë në zgjedhje ka përfunduar dje.

 

Nëse Edi Rama, për interesat e veta, do të urdhërojë politikisht anëtarët e vet në KQZ që të shkelin ligjin për ta regjistruar këtë parti, besoj se ua qartëson shpejt shqiptarëve nevojën për krijimin e kësaj partie” – tha Bardhi që është i sigurt se forca e re nuk do të marrë vota nga PD.

“Asnjë rrudhje të PD nuk ka për të pasur. Të jeni të sigurt se, siç kemi rritje gjatë këtyre muajve të fundit, rritja e pandalshme e PD do të vijojë. Ju ftoj të kërkoni, statutin, nismëtarët, firmëtarët e kësaj partie për të parë edhe se kush ka firmosur për krijimin e kësaj partie dhe për të qartësuar publikun.

E përsëris, opozitar bëhesh, kur ke filluar veprimtarinë politike dhe ke një aksion politik kundër qeverisë. Do të duhet të jemi të sinqertë me shqiptarët, sepse I vendosim epitetin dhe pastaj e zhvillojmë debatin sipas epiteteve që nuk qëndrojnë” – tha Bardhi që shtoi:

“Cila është partia opozitare ju lutem, se unë nuk njoh ndonjë parti opozitare që të jetë regjistruar në zgjedhje. Dhe po e përsëris, partia nuk është regjistruar akoma dhe nuk merr dot pjesë në zgjedhje ligjërisht. E vetmja mundësi për të marrë pjesë në zgjedhje është ndihma e Edi Rama. Nuk e di nëse janë të gatshëm themeluesit, që të pranojnë tani ndihmën e Edi Ramës” – tha Bardhi.

2 Comments

  1. ahahah.. Ky birbo na nxori nje kriter te ri per te qene opozite.. ‘ duhet te flasesh kunder Rames’ … ahahah.

    Po ne qoftese maxhoranca ( jo Rama) ben pune te mira , qe te permushesh KRITERIN qe nxjerr ky debili duhet qe GJITHMONE TE SHAHET MAXHORANCA…

    Kaq i trashe te jete valle ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu