• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas/ Në kërkim dhe dy persona nga Kosova

Lajme, Të fundit



Alkond Bengasi, i përfshirë në grabitjen e Rinasit, ka nisur të bashkëpunojë me Drejtësinë duke nxjerrë detaje nga ngjarja e 9 prillit.

Ai është shprehur se ka takuar gjatë një dreke me dy kushurinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala-n, edhe Admir Muratajn së bashku me dy shtetas kosovar.

“Kontaktin e parë e kam pasur me kushërinjtë e mi Klement dhe Eldi Çala. Duke qënë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do të merrnim një furgon. Fillimisht nuk pranova sepse kam pasur fëmijën sëmurë dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani. Por më pas pranova dhe shkuam të 3 tek Shkëmbi i Kavajës. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj i cili ishte në shoqërinë e 2 personave nga Kosova. Një prej tyre e therrisnin “daja” ndërsa tjetrin “Tani”. Pasi hëngrën drekë, morëm furgonat Shevrioletë, të cilët unë më pas i modifikova. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje”,- thotë ai.

Në bazë të dëshmisë së tij, policia shqiptare ka nisur bashkëpunimin me autoritetet kosovare për të identifikuar dhe arrestuar 2 personat, që dyshohet të jenë përfshirë në grabitjen e 9 Prillit.

Deri më tani policia ka mundur të arrestojë 5 persona si të përfshirë në ngjarje:

Alkond Bengasi
Renaldo Sula
Oltian Veseli
Saimir Çela
Elton Pikli

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *