• |
ide | kryesore

“Juventusin do e kishim mundur 11-2″: kjo është ironia therëse e Van Persie

Sport



Ecuria impresionuese e Ajax në Champions League, e aftë të eleminonte në shtëpi fillimisht Real Madrid e pastaj Juventus, vazhdon të bëjë zhurmë mes tifozëve e protagonistëve. I fundi është Robin van Persie që me Feyenoord është në luftë të plotë me Heshtarët për titullin kampion në Eredivisie. Hollandezi ka rezervuar një baturë ironike, por nga ato therëse për Juventus: “Tani shumë vetë duhet ta shohin ndryshe 6-2 me të cilin ne mundëm Ajax në janar… me Juventus do të kishim fituar 11-2”.

Qendërsulmuesi i Feyenoord, që në fund të sezonit duhet të lajmërojë tërheqjen nga futbolli i luajtur, është shprehur i bindur në një intervistë për De Telegraaf që kundërshtarët e përballuar nga Ajax në Champions League e kanë nënvleftësuar impenjimin: “Jam i sigurtë se Tottenham, kundërshtari i ardhshëm i tyre në Champions, do të tregojë shumë kujdes. Nuk e di nëse të tjerët e kanë bërë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *