• |
ide | kryesore

Kosovë/ Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë për shpërdorim detyre

Planet



Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë Ferid Agani, është dënuar me 2,6 vite burg për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Së bashku me të, është vënë në pranga për të njëjtën shkelje edhe Sekretari i Përgjithshëm i dikasterit nën drejtimin e Aganit, Gani Shabani.  Në cilësinë e vartësit të ish-ministrit, Shabani do të vuajë një dënim më të shkurtër prej vetëm 2 vjetësh burg.

Arrestimi i dy funksionarëve u krye pasi u faktua se kanë vepruar në bashkëpunim në kundërshtim me “Ligjin për Prokurimin Publik” dhe “Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë” në rastin e njohur si “Stentat”, ku autorizoheshin pagesat për trajtimin selektiv të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore gjatë intervalit katërvjeçar 2011-2015.

Në kuadër të operacionit “Stentat”, pritet të vendosen në bankën e të akuzuarëve edhe një rrjet abuziv mjekësh prej 50 personash, të cilët do të gjykohen veçmas nga dy ish-zyrtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *