• |
ide | kryesore

Kupa e Italisë: 1-0 në San Siro, Lazio e Strakoshës finalistja e parë

Sport, Video



Lazio është finalistja e parë e Kupës së Italisë 2019. Pas 0-0 të ndeshjes së parë, bardhekaltrit mposhtën 1-0 Milan në San Siro falë një goli të Correa në të 58′, që finalizoi një kundërsulm të shkëlqyer të nisur nga Immobile. I kërkohej trofeu Simone Inzaghi nga presidenti Lotito dhe skuadra i është përgjigjur teknikut në ditën më të rëndësishme, duke bërë një performancë spektakolare, që do të ishte mbyllur me goleadë nëse nuk do të ishte për Pepe Reina.

Një fitore e merituar në fund për skuadrën e Inzaghi, që përpara se të gjente golin deciziv kishte shkuar dy herë pranë avantazhit po me argjentinasin e me Bastos. Pa lojë, e praktikisht kurrë i rrezikshëm, Milan duhet të dorëzohet dhe Gattuso duhet të mendojë seriozisht për ti dhënë skuadrës nivel. Vetëm një herë i impenjuar seriozisht Strakosha: edhe në goditjen e Kalabria portierin i kombëtares shqiptare ishte vendimtar.

Për Lazion kjo është finalja e 10 e Kupës së Italisë në histori dhe duhet përmendur që nga këto, gjashtë herë bardhekaltrit kanë arritur të ngrenë lart trofeun. Për Simone Inzaghi është finalja e pestë e kompeticionit, tre herë e fituar si lojtar dhe një herë si trajner.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ql/QLlq.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *