• |
ide | kryesore

Lidhje me ministrin Gent Cakaj? Reagon vajza e Linda Ramës (Letra e plotë)

Lajme, Të fundit



Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së Kryeministrit, Linda Rama ka reguar për herë të parë lidhur me një tumnajë që u përhap në portale për bashkëjetesën e saj me zv/ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj. Rea Xhillari ka paditur në gjykatë gazetarin Artur Zheji dhe 7 portale të tjera.

Më poshtë letra e plotë që Rea Xhillari ka dërguar në gjykatë (letra është botuar fillimisht në Shqiptarja.com)

Jam detyruar të vë në lëvizje gjykatën për të ushtruar kontrollin gjyqësor, mbi një shpifje të sajuar e të orkestruar ndaj meje, nga portale e individë për të cilët mësova se në gjuhën ligjore quhen “të paditurit solidarë”. Ky sulm i mirëfilltë denigrues mbi bazën e një shpifjeje, e ka fillesën në mesin e muajit Janar 2019, kur jam vënë në shënjestër prej të paditurve solidarë. Ata apo më saktë fillimisht Artur Zheji pastaj të tjerët, kanë sajuar dhe përhapur lajmin e rremë, të shoqëruar me komente të turpshme, mbi një lidhje intime apo bashkëshortore timen me Z. Gent Caka, Zv. Minister për Evropën dhe Punët e Jashtme – person të cilin as e njoh personalisht dhe as e kam takuar kurrë ndonjëherë, qoftë edhe rastësisht.

Nuk i njoh as i kuptoj motivet që kanë shtyrë Artur Zhejin, një person në moshë goxha madhore, aq sa mund të ishte prindi im, të më sulmojë kaq ligësisht e paturpësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme. Unë nuk merrem me politikë, nuk punoj dhe as kam punuar kurrë për shtetin. Respektoj cdo ligj dhe cdo detyrim si qytetare e vendit tim. Nuk kam përfituar kurrë prej shtetit asnjë privilegj apo favor të çfarëdo lloji.

I vetmi fill lidhës mes meje dhe botës së shpifjeve, mediokritetit dhe imoralitetit intelektual ku noton ky soj të paditurish solidarë, është fakti se jam vajza e Linda Ramës, e cila nga ana e saj, vetëm për shkak se është gruaja e Edi Ramës, është vënë në shënjestër, goditur, përbaltur nga i njëjti soj, me të njëjtat mjete denigruese të botës së tyre të ulët.

Në fakt, as nëna ime nuk ka përfituar kurrë ndonjë favor nga të qënit gruaja e kryeministrit. Jeta e saj vazhdon e njëjtë, pa asnjë lidhje të drejtpërdrejtë ose jo, materiale apo financiare me shtetin. Profili i saj është një model shëmbullor i një jete pa privilegje, me një përditshmëri të pandryshuar dhe të lidhur ngushtë me punën e saj, të cilën e kryen me profesionalizëm e pasion prej 30 vitesh, pavarësisht se i shoqi është prej afër 6 vjetësh Kryeministër i Shqipërisë.
Shpifjet kanë arritur deri tek im atë, Thanas Xhillari, profesor i mirënjohur i algjebrës përgjatë gjithë karrierës së tij profesionale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, i cili gjithashtu respekton çdo ligj dhe çdo detyrim si çdo qytetar i këtij vendi. Për interesat politike të atyre që kërkojnë t’i hedhin hije të shkuarës së nënës sime për të shtuar përbaltjen ndaj të shoqit, edhe im atë u përfshi prej të paditurve solidarë, përmes disa pseudoakuzave, në një tjetër maskaradë mediatike. Ai u ballafaqua edhe me një proces të gjatë hetimi nga prokuroria, ku e tërë balta e hedhur mbi të u tret në lumin e fakteve kokëforta që dolën nga hetimi i provimeve të algjebrës, të disa pseudostudentëve që s’kishin marrë dot provimin. Ashtu si nëna ime, babai im ështëgjithashtu një model shëmbullor i mungesës së kompromiseve që mund të dëmtojnë profesionin e tij të cilin e kryen me pasion e përpikmëri prej 40 vitesh.

Këto modele të cilat janë edhe udhërrefyesi im në rrugëtimin e jetës, siduket janë të papërfytyrueshme , të pabesueshme dhe të papranueshme për sojin e të paditurve solidarë. E vërteta për ta nuk ka asnjë rëndësi, ndërsa interesat e tyre mesa duket justifikojnë çdo mjet sado të ulët.

Por e vërteta mund të vonojë, po nuk harron asnjëherë, megjithëse kur ajo del mbi llumin e të paditurve solidarë këta të fundit refuzojnë ta ndajnë atë me publikun.

“Fenomeni i nepotizmit godet ashpër qeverinë Rama 2 në Ministrinë e jashtme tëShqipërisë. Në rrjetet sociale, dhe disa portale kohët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë se vajza e gruas së Kryeministrit Rama, Linda Ramës, Rea dhe Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme-Genti Cakaj, janë në “bashkëjetesë” si i thonë në Shqipëri këtij lloj trendi ..[omissis] Madje, ka edhe dyshime se Ilir Meta-mund të kishte marr informacion nga shërbimet sekrete të sigurisë kombetare të Shqipërisë për këtë lidhje “dashurie” mes Genti Cakaj dhe Rea Xhillarit”…

Kjo është një copëz e nxjerrë nga moria e paragrafëve trillues, të shkruar gjatë këtyre ditëve me një gjuhë të lemeritshme në çdo drejtim, të cilët kam qenë e detyruar t’i lexoj dhe koleksionoj për gjyqin me këtë soj të paftuarish në jetën time.

Unë kam lindur në vitin e ndryshimit të sistemeve dhe nuk e kam njohur përveçse nga tregimet e gjyshërve, prindërve, mësuesve apo dhe nga leximet e rastit, barbarinë e regjimit komunist deri në fisin dhe farën e kundërshtarit politik. Nuk dua të bëj krahasime që çalojnë me një kohë kur edhe lidhjet e dashurisë, bëheshin shkak për pushkatime, internime apo denigrime publike vajzash. Nuk e di nëse në atë kohë sajoheshin për qëllime politike, deri edhe lidhje të paqëna mes njerëzish krejt të panjohur për njëri-tjetrin. Por ajo që di me siguri është se shtrirja e kthetrave të dhunës verbale dhe presionit psikologjik të këtij soji , brez pas brezi, deri tek fëmijët e kujt konsiderohet kundërshtar politik, është shprehje e të njëjtës ligësi kriminale që karakterizon çdo sistem padrejtësie.

Në sistemin që lindi bashkë me brezin tim, personi është privat dhe jo pronë e shoqërisë. Në sistemin që lindi bashkë me brezin tim, gjëja e parë që mëson është se liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Sajimi i një lidhjeje të paqënë mes dy te rinjsh për të luftuar politikisht me prindin e njërit prej tyre, është një perversitet i pashoq që s’ka asnjë lidhje me këtë sistem.

Unë nuk kam asnjë armë tjetër për t’u mbrojtur nga pasojat e këtij perversiteti, përvecse duke i’u drejtuar drejtësisë.



10 Comments

  1. “Nuk kam përfituar kurrë prej shtetit asnjë privilegj apo favor të çfarëdo lloji.” HAHAHAHAHAHAHAHAHA Robt ne pidh, kane familjarisht humor.

  2. ‘Na mbushi mendjen’ Rea. Kujton se te beson njeri?! Shume njerez njohin nenen tende dhe babain biologjik, pedagog matematike (ne ish Universitetin Enver Hoxha). Shume njetez ne Tirane e dine shume mire pse u be lidhja e tyre, per faktin e thjeshte qe Lindita Basha te rrinte ne Tirane i duhej nje burre qe punonte ne Tirane dhe kishte nje profesion te lakmuar…etj, etj qe i kane rrefyer te tjeret shume here.
    Eshte e sakte qe ne nje shtet ligjor liria e individit fillon aty ku mbaron ajo e dikujt tjeter. Por, a je ne dijeni sa vete ka dhunuar ne te drejten e tyre njerku yt, e ne badhkepunim edhe mamaja jote?!
    Mund te hedhesh ne gjyq ke te duash por tingellon qe kjo e vertete e dale ne media te paska ‘djegur’ shume ty dhe te tjereve te lidhur me ty.

  3. ore kam frig se ramen e linda bashen xhillarin i ka ngjiz ne qenef negjmije stalini e jan vlla e moter.a nuk ju doli zaho nje femij retard.

    1. FOL MIR OR KAR ME ZILE . SHAJE NGA ANETA APO KRISTAQI POR KURRE NGA FEMIA SIDOMOS KUR ESHTE I MITUR . ÇDO FEMIJE ESHTE ENGJELL . EDHE ZAHO ESHTE NJE ENGJELL . PO MOS TE ISHIN FEMIJET KJO BOTE DO TE ISHTE ZHDUKUR ME KOHE , JANE ATA QE E MBAJNE NE KEMBE . THIRRI MENJES HERE TJETER O KUNGULL.

  4. Artur Zhehi ne litar.Armik i popullit.Ti sekuhestrohet pasuria..Hajde o tu mbythte mendja..Njerezve Po ju merret c’do e drejt.po ikin nga syt kembet.Tullumbacja e kryeminitrit na eshte zemerur

  5. Shume mire i paemer me femijet e mitur nuk ka pune askush..Thuaj e kryeminitrit qe edhe ato qe debon apo i prish shtepite apo i quan shpellare jane Engjell .Apo nuk merret Kjo qe thoni parasysh

  6. Mire moj -Marigo-nuk paske lidhje me Gjinon minister i jashtem.Halli yt eshte joteme qe ka nderruar deri tani nja 3-4 burra . Ai babai yt i nderuar te mos merzitet per ty se ai e ka pare c’lloj rrace ka qene joteme pa e ka lene.Ti tani ke per -BABA-psiko skizofrenin -Edvin Drogaxhine-qe te ka mesuar -vetem fjalen-shpifje -shpifje-.

  7. LISTA E PLOTE E NEPOTIZMIT!

    -NEPER AMBASADA:
    -Arabi Saudite Ambasador Sami Shiba me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit;
    -Austri Ambasasor Roland Bimo mbushur moshen e pensionit me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit; dhe Keshilltare Aida Sakja motra e Kryetarit te Bashkise Kavaje Isa Sakja PD; dhe Sekretare pare pa status diplomat Selma Xhoxhaj Friedhuber me bashkeshort austriak;
    -Misioni Shqiptar OSBE Vjene, Diplomate me mandat te perfunduar prej kohesh ose pa status diplomati ne shkelje ligji;
    -BE Bruksel Ambasadore Suela Janina me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit;
    -Danimarke Ambasadore Elida Petoshati, motren Valbona Petoshati Koordinatore ne Kryeministri dhe kunatin Armand Skapi Drejtor i Traktateve Mepj i propozuar per Sekretar i Pergjithshem; dhe Diplomat Viktor Pango, djali i Ylli Pangos PD;
    -Egjipt Ambasador Eduard Sulo me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit;
    -France Ambasador Dritan Tola me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit, dhe Diplomat Alket Çani pa status, vellai i Arian Çanit Klan;
    -Greqi Athine Diplomat Eno Çollaku aktivist Fressh PS;
    -Gjermani Berlin Diplomate Elinda Guri, aktiviste Fressh PS;
    -Holande Ambasadore Adia Sakiqi dhe diplomat Xhuljeta Keko me mandat te perfunduar te dyja pa status ne shkelje te ligjit;
    -Hungari Ambasador Arian Spasse me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit;
    -Kanada Sekretare pare pa status diplomat Arlinda Dega, vajza e ilda Dega drejtore e Buxhetit dhe Finances Mepj;
    -Itali diplomatet Gentiana Mburimi, Ledia Mirakaj, Irida Xheneti dhe Artur Bardhi me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit;
    -Izrael Ambasador Bardhyl Canaj me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit, dhenderr i Lenka Çukos;
    -Angli Keshilltari Lorenc Xhaferraj me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit;
    -Poloni Ambasadorja Shpresa Kureta me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit;
    -Rumani Ambasadori Ilir Tepelena dhe diplomatja Eva Nastas me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit;
    -Rusi Ambasadori Arben Gazioni me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit;
    -Serbi Ambasadori Ilir Boçka mbushur moshen e pensionit me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit;
    -Slloveni Ambasadori Pëllumb Qazimi ushtarak me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit, diplomati Ilir Shqina, burri i Grida Dumës PD;
    -Sllovaki Ambasadorja Enkeleda Baduni Merkuri me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit, mbesa pra vajza e motres se Valentina Leskaj PS -eshte me dosje ne prokurori per marreveshjen e detit me Greqine;
    -Suedi Ambasadori Virgjil Kule mbushur moshen e pensionit pa status diplomati, dhenderr i Rita Markos, zevendesi i diktatorit Enver Hoxha;
    -Turqi Ambasadori Genti Gazheli pa status diplomat me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit;
    -Zvicer Ambasadori Ilir Gjoni pa status diplomat me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit;
    -Vatikan Ambasadore Majlinda Dodaj, motra e Aleksandër Frangaj Klan;
    -Kuvajt (Saimir Bala), Katar (Kujtim Xhani), Emiratet e Bashkuara Arabe (Ermal Dredha) me mandat te perfunduar ne shkelje te ligjit, pa kontribut asnje investitor te sjelle ne Shqiperi.

    -BRENDA NE MINISTRINE E JASHTME:
    -Ardhur Keshilltar i Ministrit Gent Cakaj, djali i Preç Zogaj, Besian Zogaj PD;
    -Gazmend Barbullushi tashme Ambasador i dekretuar ne Spanje (deri tani Sekretar i Pergjithshem) ka djalin Marv Barbullushi Keshilltar te Ministrit te Turizmit Blendi Klosi (26 vjeç direkt nga bankat e shkolles puna e pare keshilltar ministri);
    -Armand Skapi behet ne vend te Barbullushit Sekretar i Pergjithshem (deri tani Drejtor i Traktateve ne Mepj) me njeren kunate Elida Petoshati Ambasadore ne Danimarke dhe tjetren Koordinatore ne Kryeministri, Valbona Petoshati;
    -Mimoza Halimi Drejtore e Pergjithshme e Çeshtjeve Politike ne Mepj dhe burri i vet Ariel Halimi specialist ne varesi direkte te saj tek Drejtoria e NATO Mepj;
    -Blerta Kadazadej prej 6 vjetesh Drejtore e Pergjithshme Ekonomike Mepj e njohur per baterdine e punesimeve tashme shkon Konsulle e Pergjithshme ne Stamboll pa status diplomat. Burri i saj Kujtim Kadzadej Drejtor i Pergjithshem pergjate 6 vjetesh paralelisht ne Ministrine e Mbrojtjes;
    -Drejtorja e Buxhetit dhe Finances Mepj, ilda Dega ka vajzen Diplomate ne Ambasaden Shqiptare Kanada, pa status diplomat -Arlinda Dega;
    -Silvana Leskaj, gruaja e Bujar Leskaj ish-kryetari KLSH, pa status diplomat eshte Shefe Sektori e Diplomacise Ekonomike;
    -Mirela Peza (Ndini), gruaja e Alfred Pezës PS, Shefe Sektori e Diplomacise Publike;
    -Inid Milo vajza e Paskal Milos, Drejtore e NATO ne Mepj dhe mbesa e Paskal Milos Antonela Dhimolea Shefe Sektori e Nismave Rajonale;
    -Drejtori Organizatave Shumepaleshe Mepj Sokol Gjoka ka djalin Donjet Gjoka ne pozicion te larte drejtues te Ministria Brendshme;
    -Shkëlzen Macukulli, nipi i Spartak Brahos PS, Diplomat Drejtoria e Amerikes dhe Azise Mepj;
    -Sokol Beja, djali i Fatos Bejës PD, te Drejtoria e BE ne Mepj;
    -Dashuri Shehu, gruaja e Sherefedin Shehut PD, te Drejtoria e Auditit Mepj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *