• |
ide | kryesore

Lubonja: Boritë e Ramës kundër alarmit holandez

Kryesore, Lajme



Votimi i Parlamentit holandez për t’i bërë thirrje BEsë që t’u heqë shqiptarëve të drejtën e udhëtimit pa viza, u shoqërua shumë në shtypin tonë me togfjalëshin “alarmi holandez”. “Alarm” është një term me ngarkesë shumë të fortë emocionale, që mendoj se duhet të racionalizohet, t’i kapet përmbajtja, në mënyrë që të mos ndodhë, siç më duket se po ndodh pas burive të para, që ai të shuhet sikur të ishte një flakë kashte apo sikur të ishte një alarm fals. Prandaj, gjykoj se duhet të përpiqemi të ndalemi e të reflektojmë thellë për këtë alarm që na erdhi nga Holanda, përtej interesave të ngushta të pushtetit politik apo të mundësisë së udhëtimeve pa viza.

Në këtë kontekst gjykoj se, së pari, duhet rrokur kuptimi më i rëndësishëm i alarmit të holandezëve. Sipas meje, ky alarm nënkupton se ndër shqiptarët që udhëtojnë për në vendet europiane, ka aq shumë syresh që shkojnë atje për të kryer aktivitete kriminale, sa qarkullimi i tyre i lirë është bërë problem për t’u zgjidhur nga politikat e vendeve të BE-së. Është hera e parë që ngrihet një akuzë e tillë për një popull të tërë në një vend europian. Në vendet e BEsë nuk kanë munguar, madje janë të forta sot, politikat kundër emigrantëve me argumentet e pamundësisë së menaxhimit të tyre, se bashkë me ta mund të hyjnë në Europë terroristët, se emigrantët rrëmbejnë vendet e punës së vendësve, por që pjesëtarët e një populli europian të pengohen për të hyrë në Europë për shkak se atje ndërtojnë rrjete kriminale të rrezikshme (duke qenë ky popull edhe aq i vogël në numër), nuk është dëgjuar ndonjëherë. Sipas meje s’ka gjë më alarmante.

Së dyti, dua të them se këtu duhet të dallojmë dy alarme: atë holandez dhe atë shqiptar. Alarmi i holandezëve buron nga halli i tyre për të ndryshuar këtë gjendje dhe artikulohet në thirrjen e vendeve të BE-së për t’i seleksionuar shqiptarët që udhëtojnë nëpërmjet ambasadave të tyre. Kurse për sa i përket alarmit shqiptar, them se alarmit kryesor nuk po ia dëgjojmë buritë në vend. Këto buri duhet të gjëmonin nga zbulimi se ne jemi kthyer në një inkubator kriminelësh dhe se duhet të marrim masa të menjëhershme për ta frenuar pjellshmërinë e këtij inkubatori? Mirëpo, këto buri munguan ose u mbuluan nga të tjera buri alarmesh dytësore. Po pse munguan? Sepse ajo që na thanë holandezët nuk përbën lajm për ne; sepse ne e dimë se kemi ngritur një sistem ekonomik, politik e kulturor “nga krimi, me krimin, për krimin”. Në këto kushte, preokupimi kryesor i Ramës ishte që ta mbulonte alarmin holandez, duke u fryrë burive se kemi të bëjmë me një alarm fals: instrumentalizim elektoral që bën e djathta holandeze. Ndërkaq, opozita u fryu burive se alarmi holandez ishte një provë më shumë e akuzave të saj për një qeveri të lidhur me krimin, por duke i mëshuar një alarmi dytësor: se për shkak të kësaj qeverie ne po rrezikojë edhe lëvizjen e lirë.

* * *

Për të hedhur poshtë pretendimin e Edi Ramës se ky është një alarm fals, mjafton të kujtojmë se kur ai mori pushtetin më 2013, deklaronte se Shqipëria ishte një vend ku nuk mund të jetoje dot si një njeri ndershëm, pra, se që të mbijetoje në Shqipëri, duhet të bëheshe pjesë e inkubatorit. Po të kesh parasysh lazaratizimin e krejt Shqipërisë, dy ministrat e tij të Brendshëm, të akuzuar për lidhje direkte apo indirekte me trafikantë, se rreth 60% e shqiptarëve shprehen se duan të lenë vendin etj., dhe së fundi, se kryeqyteti, me lejet e Edi Ramës, po njeh një pastrim të paparë parash të krimit nëpërmjet ndërtimit, nuk mund të thuash kurrsesi se Rama ka ndryshuar për mirë situatën që përshkruante vetë më 2013, përkundrazi. Prandaj, përpjekja për ta mbuluar inkubatorin e krimit, duke akuzuar holandezët, nuk është vetëm mjerane, por edhe kriminale.

* * *

Për sa i përket opozitës, gjykoj se ajo ka të drejtë në denoncimin e inkubatorit të krimit, por problemi është se asaj po i mungojnë ato buri të alarmit që duhet ta përqendronin vëmendjen e të gjithë shqiptarëve në analizën e shkaqeve se pse vendi është kthyer në inkubator të krimit dhe ndërtimin e alternativës për ta eliminuar atë. Duket sikur ajo është e preokupuar thjesht të këpusë degën Rama të inkubatorit, pa kuptuar se tashmë Rama dhe inkubatori janë bërë një dhe se ajo është e dënuar që ose të punojë për ta shkulur nga rrënjët këtë inkubator ose të asgjësohet prej tij. Për këtë gjykoj se, krahas protestave, asaj i duhet të hapë një kantier idesh për ndërtimin e alternativës ekonomike, kulturore dhe politike që duhet ngritur për të luftuar inkubatorin e krimit, për të ndërtuar, pra, vizionin e një Shqipërie alternative ndaj Shqipërisë inkubator të krimit që kemi sot. /panorama



33 Comments

  1. Te rrime shtrember dhe te flasim drejte . Ky vend keshtu u organizua dhe drejtua qe para 28 vjetesh , biles qe ne nga krijimi i parlamentit te saje te pare . Shprehja ” Nga selaniku e perpjete keshtu ka qene e keshtu do jete eshte shume kuptim plote . Te dy krhaet si e djathta me Berishen ne krye , si e majta me Nanon me pare dhe si Ramen tani te njejtat gjera kane bere . Jane mbeshtetur tek padrejtesite gjithmone jane munduar per te ardhur (dhe mbajtur) ne pushtet me menyrat me meskine . Jane mbeshtetur tek forca e kriminalitetit dhe tek blerja me paraja e kotuesit . Ne diference nga dy te paret(Berisha dhe Nano) qe kriminelet u perdoren por nuk ju dha pushtet politik , ki i gjati ine beri çmendurine e çmendurive duke ju dhene pushtet politik krimineleve te çdo soji.
    Sot ka ardhur koha qe ti themi boll kesaj paçavureje qe eshte krijuar . Sot duhet vendosur demokracine si paresore dhe kjo arrihet me ndryshime ligjore por qe te zbatohen . Demokraci do te thote zbatim i ligjit dhe jo berje e ligjit . Demokraci do te thote respekto ligjin dhe deno kriminelin .
    Respekte

  2. Si gjithmonë, përgjithësisht Lubonja i bie në kokë problemeve duke goditur anormalitë e pushtetit.
    Mirë bën që “këshillon” edhe opozitën se çfarë duhet të bëjë për të ndryshuar këtë situatë (jo sistem siç pretendon ai se sistemin e ndruam që në fillim vitet 90).
    Sa i takon problemit të vendimit të parlamentit hollandez, ndonëse nuk besoj se do të gjej zbatim nga BE, është e vërtetë se ky është një lajm alarmant për faktin si pikërisht ai parlament para 10 vitesh miratoi me shumicë votash hyrjen e Shqipërisë në Zonën Shengen.
    Si paska mundësi që “populli shqiptar” siç e përmend Lubonja paska qenë i denjë të lëviz lirshëm në Europë pa viza para 10 vitesh , e tani po ky “popull” na qenka bërë i rrezikshëm.
    Pikërisht me fjalët “popull” e “Shqipëri” abuzon kryeministri Rama.
    Kur opozita, mediat dhe institucione ndërkombëtare kritikojnë politikën e tij korruptive, ai hidhet e thotë se po hidhet “baltë” mbi Shqipërinë e popullin shqiptar. Pra ai na qenka Shqipëria e populli.
    Sa i takon opozitës, Lubonja do të bënte mirë që ta plotësonte me ndonjë ide të tij programin që ka prezantuar publikisht Partia demokratike.
    Ajo lërkoi me ngulm që krahas vetingut në drejtësi, të bëhej edhe vetingu në politikë.
    Në fakt korrupsioni në drejtësi e ka pasur të keqen e saj më të madhe që sot është thelluar edhe më shumë, pikërisht nga kapja e drejtësisë nga politika. Vendimet abuzive për gjyqe të kondicionuara me rrushfete, është e keqja më e vogël e drejtësisë.
    E keqja më e madhe ështe se kjo drejtësi nuk ka arritur të ndëshkojë abuzime qeveritare me vlera qindra milionëshe euro e jo për shuma të vogla rrushfetesh të mara nga qytetarët, me të cilat juristët kanë blerë një veturë apo apartament modest e që në fund të fundit nuk mund të provohen këto abuzime me fakte.
    Vërej se shumë analistë edhe më të zellshëm se Lubonja i kërkojnë opozitës që të paraqesë një program të plotë qeverisës të saj.
    Opozita përveç që ka publikuar programin e saj ekonomik, politik e social në tërësi, përfshirë këtu edhe sigurinë e balancave të pushtetit, ka deklaruar se për këtë program po konsultohet me partitë e saj konservatore aleate gjermane e britanike.
    Ndonjë analisti me bindje të majta, edhe mund të mos i pëlqejë kjo por fakt është se niveli i Gjermanisë Lindore komuniste, deri në rrënjen e Murit të Berlinit, ishte shumëfish më i ulët se ai i Gjermanisë perëndimore.

  3. Keto qeniet e ndyra lgbthollandeze jane te njohur per krimet e tyre neper shekuj ne Azi, Afrike dhe kudo ku shkuan si kolonizator. Ky komb dhe shtet artificial i ndertuar mbi nje race bastarde nuk e ka per gje qe te kryeje krime kunder njerezimit dhe apartejd. Ironia me e madhe eshte se me kete vend te ulet eshte ngritur edhe gjykata nderkombetare per krimet kunder njerezimit.

    1. Injorance e pa fund.
      Hollanda eshte vendi me liberal ne bote .
      Ti dhe qeveria jote e ndyre perfaqesoni mentalitetin turk!
      Ti je nje ushtare i denje per isis!
      Rrace muti!

  4. Shkonte bujku neper ara/me dy qete e tij perpara..karrlliqet e Lubonjes qe edhe vete nuk i beson.Filozofi qe nuk te jep dot as nje cope buke por ta merr dhe ate kafshate qe ke.Bejme analiza mbas shiut se si mbahet cadra,pse erdhi shiu,ku shkon shiu etj mbrockulla…..as nje qime bythe nuk heq per kete debil qe mbeti tere jeten sharlatan politik.

    1. o blushi po sharlatan je ti me partine tende mor koprrac. more informacionet qe doje dhe tani bashke me ramen mbasi monopolizuat gjithcka, pasi ky paska qene plani juaj, thoni bashkpunoni me ne dhe kriminelet tane.

  5. Nga ty Lubonja nuk presim asnje gje te hajrit, nje njeri qe ka urrejtjen pjese te karakterit nuk mund te jape gjykim te drejte, ti vetem helm nxjerr nga ajo goja jote e piset, uroj qe Rama te vazhdoje me gjate ne pushtet , sepse ka transformuar Shqiperine ane e mbane, sepse vetem ju qener jetonit jeten ne bllok , te tjeret e kishin molle te ndaluar. Ai Bushati coc nxjerr ndonje fjale per tu degjuar , e kam fjalen ne aresyetim , por ti sic ke pamjen , ke shpirtin, hajt mbylle ate hale te qelbur, dhe lepini kockat qe Rama i hedh perdite nga pak tregut mediatik, ai e tha nje fjale, me buke po ju mban!

  6. Ngadale lubonja per nga gomarlleqet qe flet po ja kalon dhe salihut qe ka filluar te tregoje perralla dixhitale,0,2% shqiptare eshte krimi ne hollande burim I min brendshme hollandeze,fushata zgjedhore ne hollande qe partite politike kane gjetur shqiptaret si karrem,kete tosi nuk e thua ti nuk te vjen mire ta pohosh

    1. Or kuqalasher pse beni sikur nuk kuptoni? Ti mund te jesh partiak sa te duash por mos i thuaj derrit daje se te pelqen ty . Problemi nuk eshte ne sasi te krimit . Problemi eshte se antidroga hollandeze ka informacion te sigurt se krimi shqiptar eshte krim qe mbrohet nga politika e ketushme , biles ky krim eshte edhe pjese e politikes se ketueshme .

  7. I paemer 15.43 , t qifte hollanda nonen se i trajton sikur me i pas babe hollandezt.Hallonda osht nish per drejtat e grave , ene osht nishi per pajdh me lek edhe drog neper pube ,pa asnji kontroll nga policia.

    1. Shi thu er taj shi thu. Pa aj din ti mar zhin çi olanda ju ka dasht ma arrit nat pik fal progresit nder vite er taj. Pa e ba si rama çi e fillan kur tdoj se ashtu i teket palla karit er taj.

      Dhe ik meso shqipen o pidhropsh

      1. Or kokeloqe 18.43 ,t hift n bajth tulipani hollandez se e shof qi e paske fiksim dhe nuk duro dot kur ta shajn . Or katnar , tregtimin e femrave dhe droges me leje nga shteti ,ti e kupton si tregues emancipimi ???

  8. Nuk ka fatkeqsi me te madhe kur ky popull nuk e kupton fjalen e lir ose opozitarizmin, po si guxoni more te mjer edhe sikur 3% te jen te verteta ato qe thot Lubonja mjaftojn. Turp qar injorant sy lesh popull jemi.?

  9. Shqiperia importon makina te vjedhura, bizhuteri floriri ne mase dhe rroba e ushqime. Eksporton droge, prostituta, kriminel, dhe produktet e fasonerise ku shfrytezohet puntori Shqiptar ne palce. Ka 300 parti politike me 2 miljone banore ne renie, ka emigruar mbi 40% e vendit dhe ka mbi 30 kanale televizive me programe te te njejtes genre, politike, dhe bythe e cica. Ka nje duzine bankash private te gjitha te huaja, kishte nje banke Shqiptare por asaj ja vrane bosin. Politika perbehet me njerez te prejardhur nga fshatrat e thella te Shqiperise ku merita me e larte eshte trashegimnia e babait. Ka ndertuar me shume per siperfaqe katror se cdo vend tjeter ne Evrope, dhe ka me shume banesa se sa ka njerez.

    Cdo Shqiptar i ndergjegjshem duhet te kerkoj qe jo vetem Hollanda ti heqi vizat por evropa e bota bashke. Do te ishte menyra e vetme te solidarizoheshim me njeri tjetrin, e te coheshim ne kembe kunder klases politike pa perjashtim. Per te ndertuar nje Shqiperi te re.

  10. Po keta shpellare qe sot I lepijne bythen lubonjes para disa viteve cfare nuk I thonin te shkretin duke e share e lincuar me breza,ah more rrace e sajuar me hormonet qe ju ka dhene salihu me vite,mos mbifte kurre kjo rrace berishiste

    1. Te na è rruash sa Alpet, ore ipaemer 17:59!!!

      KUR KRYERAMAMUTI TE QIU
      FAJIN E PAT SALIU
      EDHE KUR TUALETI TE DHIU
      FAJIN E PAT SALIU!

      POR KUR TE TEME KINA TA QIU
      NUK E PAT FAJIN SALIU!!!
      SHKO TE RUCI E LEPIU
      MOS I THUAJ SE TE THA SALIU!

      FUTU NDER VRIMA SI MIU
      FAJIN E KA PRAP SALIU!?
      DUKE BERTITUR GDHIU
      SE GJITHMONE FAJIN E KA SALIU!

  11. Mendoj se problemi i shtruar qendron, por nuk jam dakord me nje pjese te asaj qe thite Lubonja dhe po mundohem ta arsyetoj. Hollandezet nuk e kane me shqiptaret si komb kriminel, as me raportin e larte te popullsise shqiptare te predispozuar per te kryer vepra penale, hollandezet mendoj se e kane problemin me lehtesine qe persona me precedente te rmerrshem penale, arrijne lehtesisht ne poste te larta ne Shqiperi. Kjo gje i preokupon ata dhe te gjitha shtetet europiane. Mendojeni vete se si mund te kete bashkepunim te frutshem ne luften kunder krimit, kur njerez me para te vena ne menyre te dyshimte jane ne poste kyce te shtetit? Ky eshte mendoj une, problemi kryesor i hollandezeve dhe i BE-se. Do thote ndokush se edhe ne vendet e BE-se ka patur politikane te lidhur me krimin, mjafton te permendim Italine qe ne shqiptaret e njohim mire. Kjo qendron, por jane te rralle politikanet me prejardhje nga bota e krimit qe kane arritur ne keto vende. Pastaj la njerez qe i quajne hollandezet kolonizatore, popull qe ka kryer krime etj. Se pari te gjithe popujt europiane, ne nje menyre apo ne nje tjeter kane qene kolonizatore dhe kane kryer krime ne vende te ndryshme te okupuara prej tyre. Ne mos gaboj Franca ka mbajtur te okupuar Vietnamin derisa u thye ne vitin 1958 ne Dien Ben Fu, ka mbajtur Algjerine deri nga mesi i viteve ’60, por kjo nuk do te thote se francezet jane kriminele. Nese ne shqiptaret nuk kemi pushtuar ndonje vend, kjo nuk ka ardhur nga mungesa e deshires, por nga mungesa e unitetit kombetar. Ne e kemi shume te lehte te vritemi me njeri tjetrin per nje vije uji, por nuk kemi qene kurre trima per te luftuar per veten tone. Nje faktor tjeter qe i ben shqiptaret te jene te predispozuar per te kryer vepra penale eshte varferia e madhe per te cilen jane kujdesur qe ky popull ta kete me shumice, te gjitha qeverite. Kush me shume e kush me pak, secila qeveri ka dhene “kontributin e vet madheshtor” ne rritjen e nivelit te varferise. Fatkeqesia me e madhe eshte se sot nje pjese e mire e popullsise e konsideron drogen nje punesim dhe puna qe iu ofrohet shume njerezve ka nje page kaq te ulet, sa nuk mjafton as per buken thate.

    1. SAKT FARE . PER ME SHUME LEXO KONICEN . NUK KA GJE ME TE KEQE DHE TE EGER PER SHQIPTARIN SE SA VETE SHQIPTARI . ATE QE I KEMI BERE VETES NUK NA E KA BERE ASNJE NDER DHJETRA SHEKUJ .

  12. SAKT FARE . PER ME SHUME LEXO KONICEN . NUK KA GJE ME TE KEQE DHE TE EGER PER SHQIPTARIN SE SA VETE SHQIPTARI . ATE QE I KEMI BERE VETES NUK NA E KA BERE ASNJE NDER DHJETRA SHEKUJ .

  13. Dini gje c’behet me 11 halet e Z.Meta? A ka vend aty edhe opoziten? Me sa dime ne te portalit Z.Meta vuan nga mania e haleve sepse eshte rritur ne nje familje prej 8 vetesh dhe kishin gjysme hale ,gjysme kuzhine.

  14. Ti plaku e paske cuar mamin gruan motrat te salihu se e dashuronke cmendurisht kete bure te vicidolit dhe mire ben se duhet kenaqur udheheqja,nga reagimi qe ben me le te kuptoj qe ti je gati te besh kamikazin vete salihu te jetoje sa alpet,gjynah per ty o rrotKari

  15. Ta paska qire mamin Bisturia prandaj dhe ja sugjeron shpellareve te salihut,po ben kar iere me mamin kopili salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *