• |
ide | kryesore

Luigi Soreca thërret në takim aleatët e PD-së

Lajme, Të fundit



Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka thirrur në një takim aleatët e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi do të nisë nesër në orën 16:00 pranë zyrave të BE-së në Tiranë, ndërsa në fokus do të jetë situata politike.

“Ditën e nesërme, e enjte 25 prill, ora 16:00, pranë zyrave të delegacionit të BE-së në Tiranë, krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Luigi Soreca. Takimi ka në fokus situatën politike në vend”-thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, partitë aleate të PD-së si LSI-ja, LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, firmosën formimin e koalicionit opozitar, i cili sipas tyre, synon krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.



5 Comments

  1. Dashka ti perçaje ky italiani i shitur tek Rama! Nuk e kuptoj pse kjo opoziçka jone edhe pse nderkombetaret dalin haptas pro qeverise se tredhetareve, hajduteve,e trafikanteve te droges dhe kunder opozites, keta te fundit i degjojne akoma,,,,,, pse?,, qe tu thone edhe nje here se gjoja po pengoni hyrjen e vendit ne Beeeee,,,,,, Edhe femijet e tetevjçares e dijne se me keta tregues te trafikut te droges,,,, te korrupsionit 100% Shqiperia nuk hyn sa te jete jeta! Duhet rrezuar kjo epidemi nga pushteti, gje qe nderkomtararet, e kane thene e thone perdite qe eshte qeveri e ligjeshme ,,,,,,, atehere pse kjo humbje kohe me keta mercenere te kryellumit? Mbyllini deren, ata vijne vetem e vetem qe te beheni bashkepunetore te qenve te qeverise, dhe ata te marrin shprblimin ne qindra mije euro te droges, apo eurove te vjedhura ne Rinas,,,,,, nga qeveria qe ata i dalin ne krah me aq zell!

  2. Soreca ka punuar me Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino . Pse nuk e veme kryeprokuror qe ti japim fund kurvellikut 30 vjeçar ne Shqiperi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *