• |
ide | kryesore

Madonna dhe Maluma, martesë për klipin e ri (Video)

Paparazzi, Slider



“Medellin”, bashkëpunimi i ri i Madonnës dhe Malumës është publikuar në 17 prill, por pritet që videoklipi të jetë qershia mbi tortë. Madonna ka publikuar disa video “teasers” në rrjetet e saj sociale dhe të gjithë ndjekësit janë fiksuar pas martesës së saj me artistin latin.

Ajo shfaqet e veshur me fustan të bardhë me vello, një kapele cowboy dhe dorashka lëkure. Me duart në qafën e Malumas, çifti ka dhënë një pamje shumë sensuale. Në një tjetër video, ajo shfaqet duke bërë një kërcim në rresht, e shoqëruar nga njerëz të veshur me kostume glamuroze, si për karnavale.

Kënga e tyre e re është pjesë e albumit të këngëtares “Madame X” dhe në qendër ka gjetjen sërish të dashurisë dhe martesën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *