• |
ide | kryesore

Makina del nga rruga në Tepelenë, vdes drejtuesi

Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës.

Policia bën me dije se një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij.

Blutë e Tepelenës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për aksidentin.

NJOFTIMI I POLICISË

 Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memalia.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y..

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *