• |
ide | kryesore

Neglizhenca: Valdet Rama nuk paraqitet për rezonancën: Kukësi nervozohet

Sport



Një kontrast i fortë lojë, në ndeshjen kundër Flamurtarit dhe për Valdet Ramën u rikthyen makthet e dëmtimit të vjetër, atë që e mbajti shumë gjatë larg fushave të lojës. Për sulmuesin anësor të Kukësit u mendua më e keqja, madje për shkak të dhimbjeve të forta në gju, u dyshua për problem në menisk që kërkonte ndërhyrje kirurgjikale.

Pas kontrolleve të kryera, kohët e rikuperimit mendohet të jenë më të shpejta se katër javët e parashikuara fillimisht, që do të bënin që sezoni për Ramën të mbyllej këtu. Fizioterapisti i Bluve Ervin Kapaj është shprehur optimist për kondicionin e Ramës, por kosovari nuk është paraqitur për të kryer rezonancën magnetike që ishte programuar për ditën e sotme dhe do të kishte saktësuar gradën e dëmtimit dhe kohët e rikuperimit. Kjo sjellje sulmuesit e ka nervozuar shumë stafin e Kukësit, që është në ankth për të mësuar nëse do të ketë mundësinë të besojë tek Rama për ndeshjet e mbetura, e mbi të gjitha për finale e Kupës së Shqipërisë, gjithnjë nëse skuadra e Ernest Gjokës arrin të shkojë.

E pikërisht në kohën kur Gjoka humbi edhe kapitenin Ylli Shameti, një dëmtim i rëndë i Ramës do të ishte një goditje e fortë për Kukësin në sprintin final të sezonit, duke future në llogari që sezoni nuk ka qenë shumë fatsjellës me dëmtimet. Besar Musolli këputi ligamentin, duke humbur pothuaj gjithë sezonin ndërsa edhe mbrojtësit Gëzim Krasniqi dhe Edis Maliqi mbyllën sezonin para kohe, duke e bërë infermierinë kuksianë të mos ishte kurrë e boshatisur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *