• |
ide | kryesore

Nesër protestë në 5 qytete, çfarë po planifikon opozita

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike do të protestojë edhe nesër më 25 prill, në orën 18:00, përpara protestës kombëtare të 11 majit.

Kësaj here protesta do të shtrihet në nyjet kryesore rrugore në vend, duke paralizuar qarkullimin rrugor.

Kështu, do të protestohet në të njetën orë tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet, do të protestohet në aksin Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë përballë shtëpisë së pushimit të ushtrisë në Durrës, në rrethrrotullimin Sheq në Fier, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan dhe në afërsi të karburantit në Autostradë në Milot.

Nuk është e qartë se sa do të qëndrojnë protestuesit në këto akse dhe si do të devijohet trafiku.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *