• |
ide | kryesore

Një Kupë Europiane dhe ëndërrat e katër skuadrave

F1, Sport



Gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë për katër skuadrat në lojë nuk janë vetëm mundësia e avancimit drejt një trofeu, por natyrisht edhe dritarja më e mundshme për Europën, më shumë për Luftëtarin, Skënderbeun e Tiranën e më pak për Kukësin.

Për Luftëtarin e Tiranën, përplasja e Gjirokastrës është edhe testi përpara betejës së fundjavës për mbijetesë. Bardheblutë duan Europën, edhe pse frikësohen shumë nga ideja e një tjetër rënie nga Kategoria. Pozitat i japin prioritet ndeshjes së kampionatit, por kryeqytetasit tentohen shumë nga ideja për të marrë mbijetesën dhe njëkohësisht Europën. Në të njëjtën linjë janë edhe bluezinjtë: eleminimi i Partizanit i ka nxjerrë në një situatë të pashpresuar, por nëse humbasin ndeshjen e kampionatit rrezikojnë shumë më tepër se një dalje në Europë, që financiarisht duke folur do të ishte frymëmarrje.

Kukësi e Skënderbeu e shohin ndryshe përballjen e tyre. Blutë duan trofeun për të shpëtuar sezonin, por me vendin e dytë në kampionat nuk është se nuk e arrijnë Europën. Problemi në këtë pikë është dëmtimi i Valdet Ramës. Lojtari nuk ka mundur të rikuperojë formën, duke marrë një tjetër penalizim, për të cilin frika është se është i njëjti me dëmtimin e vjetër. Për Skënderbeun Kupa është një objektiv variabël, që në dritën e vendimit të CAS mund të jetë shumë i rëndësishëm.

Ndeshjet e vajtjes gjysëmfinale do të luhen në orën 16.00, ndërsa kthimi është programuar pas dy javësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *