• |
ide | kryesore

Patozi fton qytetarët të votojnë “Bindjen Demokratike”: ‘Koha për të rrëzuar partitokracinë’

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, i cili së fundmi ka krijuar një forcë të re politike, të quajtur “Bindja Demokratike”, tregon se kjo parti e legjitimuar tashmë do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Patozi, teksa ka falenderuar të gjithë ata që kanë firmosur për krijimin e kësaj force të re politike, ka shtuar se rrëzimi i “partitokracisë” dhe ndryshimi i sistemit aktual duhet të jenë arsyet pse qytetarët duhet të votojnë në këto zgjedhje partinë e përfaqësuar prej tij.

“Falenderime, mirënjohje dhe respekt për ata mijëra burra dhe gra nga e gjithë Shqipëria, që nëshkruan në kohë rekord, por edhe e mbështetën duke e uruar që në ditën e parë lindjen e “BINDJES DEMOKRATIKE”!
Ata janë themeluesit e saj të vërtetë, ndaj të cilëve do të ndjehemi të detyruar gjithmonë.
Koha do të tregojë shumë shpejt se ne bëmë gjënë e duhur në një kohë të vështirë për vendin, pasi krijuam BINDJEN se ishte çasti që të merrnim të gjitha përgjegjësitë tona.
Por deri atëherë, ne do të rendim me shpejtësi, duke ftuar të na bashkohet çdo qytetar që kërkon ndryshimin e kësaj gjendjeje dëshpëruese në Shqipëri për shkak të sistemit dhe qeverisjes së gabuar.
Ka ardhur momenti që secili prej nesh duhet të marrë një vendim për të dhënë një kontribut që ta rrëzojmë partitokracinë, sepse ajo ushqen autoritarizmin, korrupsionin, abuzimin me pushtetin, padrejtësinë dhe pabarazinë e frikshme para ligjit”, është shprehur Patozi.

 



18 Comments

  1. Dhe kjo quhet parti e re dhe kunder 2 partive? Patozi i pd-se, te tjeret te pd-se, statuti i pd-se, sigla variacion i asaj te pd-se, ndersa frymezimi, financimi dhe firmat te ps-se. “Synon” liberalizimin e skenes politike 3- partiake dhe ne fund prodhon dominimin final te nje partie.

  2. pikerishte taniq e do te ike rama, jo re. keta qe ta kini parasyshe jane dhurate nga sorosi. monopolizuan gjithcka duke vjedhur dhe tani thone mos votoni per partine se iku ai muhabet. ju qift sorosi ne bythe

  3. ja pra ky 300 000 euro-shi e tha te veten. para partia o patoz, fundja dhe ti ke prejardhje nga komunizmi o zgjebarak.

  4. Shoku Astrit je një funderrine ë konfirmuar në te gjitha planet. Të njëjta shprehje kemi dëgjuar edhe nga Genc Pollo e Tritan Shehu kur formuan parti ne ë tyre të dhjere qe i shërbeu Fatos Nanos Kryeministër. Të njëjtat shprehje kemi dëgjuar nga funderrina tjetër Bamir Topi që i zgjati jetën në qeveri Fatos Nanos në Janar 2005 kur ishte me 4 ministra kryesorë mangut, shprehja e famshme e bamkes ishte “ti japim një shans tjetër kryeministrit Nano për të mirën e vendit…”. Dhe normalisht Nano e shprebleu duke i dhënë votën për president. Të gjitha këta plehra, funderrina qe permenda me larte si “kolona te pesta” ose “kalë troje” vetëm dëm i kanë bërë PD dhe te djathtës. Të njëjtin shërbim po i bën edhe ti këtij kryeministri te papërgjegjshëm në të gjitha drejtimet. Koha do vërtetojë që ti ose ke pasur të drejtë ose të kundërtën. Ne kushtet e sotme do vërtetohet shumë shpejt, nuk do jesh fatin e pollos, shehu, xhaferrit e topit që të rrish gjatë në uturakun e pisët politik shqiptar. Ti ke qenë gjithmonë pjesë e asaj strukturë të PD qe kur anatemoheshin figura te nderuara dhe largoheshin ngrije dorën dhe thoje nuk janë demokrate. Dhe e fundit nuk arrij ta konceptoj dot shprehjen tënde “frymë e re në politike” me atë surrat të vjetër dhe të dalë boje si puna jote

  5. Etja e Patozit, jo per fryme te re por per pak pushtet, eshte pasqyruar vazhdimisht nga ky person, qysh se e larguan nga deputeti, e tere gjate kesaj kohe ai, e vecanerisht ai, s;ka lene gure e fjale pa perdhosur PDne, per te arritur deri ketu. Megjithate, mendoj, se nuk ka demokratete ndereshem e parimor me karakter qe te firmose per krijimin e kesaj partie, qe me se shumeti eshte fantazem, e ngritur nga varri, per te trembur demokratet, sesa per pushtetin e kuqaleve. Kenaqesi qe shpreh pucisti Patozi per gjoja perkrahjen nga demokratet per kete parti e castit, eshte vetem sinjal per pushtetin qe ai po isherben me devoteshmeri , pavaresisht retorikes mashtruese e tinezare qe eshte demagogji, sepse eshte i njohur tashme si skuth qe del here pas here ne kundershti te partise qe i dha merita te pa merituara. Kete , qe ai eshte i deshtuar, as qe diskutohet, sepse eshte historia e partive qe krijohen nga cmira, e ashtu vijne, e ashtu shkojne. Kerkon vota, sa po lindi, por ne dem kujt e ben thirrjen? Domosdo vetem kunder PDse e opozites, se tjeter qellim ai s.ka. Me anti patine e veprimet qe ka bere, e po ben vet mos perfillje do kete, e turpi do bjere mbi te, e kush vete pas ketij skuthi.

  6. t…ate…mor maskara e shfrytezove 25-pd voten time dhe tani e preve ne bese diteb me te mire mor i pa gjak kufom xhenaze i pa moral i pa familje ipa din e man ti don me te q……

  7. Kush figure fshihet pas Patosit? Rastesi qe ju diskriminon JU ish-NR 2 I PD, duket qe 2 anetare bordi drejtues jane nga Korca. Andi Permeti qe perfqaeson opoziten e re, mik i ngushte nga babi me Leonard Hollin, ish kryetarin e grupit te PD ne bashkine Tirane qe nga punet e shumta u largua jo si keshilltarpor si kryetar. Ben mire z. Holli te largohesh ashtu si u largove nga PD drejt bindjes se Rames. Krejt rastesisht motra jote mer fonde nga SOROS qe tashme ka si grua te drejtorit te SORSO, Andit vajzen e ish mikut tuaj te ngushte, pjese e klanit te PD kur drejtonte ish NR 2 i PD, para 2013.
    Sa rastesira te bukura ka ketu. Pse te bukura, sepse elektoratin qe e genjyet se luftonit per demokraci brenda partise, e cila nuk ekzistonte, se ju masakronit cdo te ri qe donte te ishte pjese e kesaj force, kur ju ishit brenda PD, sot ate vote qe ja vodhet me mashtrim ne 2017 do te votojne PD e BASHES. Bashes do i ritet elektorati tashme qe ju dolet si sherbetore te bindur te RILINDJES.

  8. Ketij Patozit ka mundesi ti bejme te- dyzetat- mbas zgjedhjeve.Sebashku me Taku Ngjelen .Topen ,Bojaxhine dhe -”Eiten e RE ”zonje apo zonjushen e ”nderuar”e bija e semes–Hajdari bashke me muzhiket e tjere qe rrine akoma ne karriket e parlamentit.

  9. Ketij Patozit ka mundesi ti bejme te- dyzetat- mbas zgjedhjeve.Sebashku me Taku Ngjelen .Topen ,Bojaxhine dhe -”Eliten e RE ”zonje apo zonjushen e ”nderuar”e bija e semes–Hajdari bashke me muzhiket e tjere qe rrine akoma ne karriket e parlamentit.

  10. nuk e dime ke falenderon kaloresi i fytyres se vrerosur ,por besoje edvin ramen ,mero gelbazen & comp.le te na tregoje disa nga emrat qe paskan firmosur per tre ore dhe ne do ta besojme e do ta votojme ,fshatarin e kurjanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *