• |
ide | kryesore

Pendohet një parti nga opozita, PBD kërkon çregjistrim në KQZ

Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se në përfundim të afatit ligjor, 35 parti dorëzuan kërkesat për regjistrimin në zgjedhjet lokale, mes tyre është edhe Partia Bashkimi Demokrat. Por sot duket se janë penduar. Bashkimi Demokrat që drejtohet nga Ylber Valteri vendosi sot të tërheqë kërkesën për regjistrim në zgjedhje. Kryetari Ylber Valteri i ka kërkuar KQZ-së që në mbledhjen e ardhshme të përfshijë në rendin e ditës çregjistrimin e partisë së tij, duke konsideruar se pjesëmarrja në zgjedhje është akt i vullnetit politik.

“Vullneti i PBD është që zgjedhjet duhet të realizohen me pjesëmarrjen e opozitës dhe se në kushtet e mosregjistrimit nga partitë kryesore të opozitës, zgjedhjet do të konsideroheshin farsë dhe të dëmshme për Shqipërinë dhe interesat e qytetarëve shqiptarë”, shkruan kryetari i Partisë Bashkimi Demokrat, Ylber Valteri në kërkesën drejtuar KQZ për çregjistrim nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Vendimi i tij erdhi një ditë pasi PD krijoi koalicionin me partitë kryesore të opozitës dhe, në të kaluarën, PBD ka qenë aleate e PD-së. Duke qenë se marrëveshja lë hapur mundësinë për zgjerimin e koalicionit me parti të tjera, vendimi i sotëm i PBD për t’u tërhequr nga zgjedhjet, duket se ka shtuar një aleat potencial në radhët e koalicionit të ri opozitar.



4 Comments

  1. O Ylber Valteri
    Po’ te gjithe Ju nga burreli
    Ja fusni pordhes si Kurt kola.
    E flliqe dajen qe e mbajti kte parti ne diaspore 40 vjet me paret e veta.
    Te lisen bashkurtit.
    Ik pirdhu.

  2. O Ylber Valteri
    Po’ te gjithe Ju nga burreli
    Ja fusni pordhes si Kurt kola.
    E flliqe dajen qe e mbajti kte parti ne diaspore 40 vjet me paret e veta.
    Te fala lisen bashkurtit
    Ik pirdhu.

  3. Mire Vlora dhe Berati
    Po’ Tepelena c’ pati.
    Cte duhet ty me faràt e hisllit o cun?
    Kjo eshte Pune spiunokomunistesh nga te dyja anet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *