• |
ide | kryesore

Roli i gruas misterioze në grabitjen e Rinasit

Të fundit



Është zbardhur roli i gruas që mendohej se ishte përfshirë në grabitjen spektakolare të Rinasit. Top Channel mëson se ajo është identifikuar si 31-vjeçarja E.Bici.

Ka dyshime se kjo shtetase ka djegur një nga automjetet që të krijonte kaos te policia, që u drejtua në krahun e kundërt të drejtimit të grabitësve.

Ndërkohë, sot do të zhvillohet seanca për 3 të arrestuarit e tjerë të dyshuar se janë përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin “Nënë Tereza”. Seanca për masën mbahet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, aty ku një ditë më parë u shqyrtua masa edhe për Alkond Bengasin. Oltjon Veseli, Saimir Çela dhe Reinaldo Sula do të dalin para gjykatës.

Ka edhe persona të tjerë të dyshuar, pasi Bengasi ka dhënë emrat e 9 prej tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *