• |
ide | kryesore

Rrëfehet Ridvan Bode: Pse pranova ofertën e Edi Ramës dhe e ardhmja në politikë

Lajme, Të fundit



Për herë të parë ish-ministri i Financave Ridvan Bode ka rrëfyer si e mori propozimin nga kryeministri Edi Rama për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. I ftuar në emisionin “A2 Business Week” Bode u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me Kryeministrin më parë, ndërsa thotë se propozimi ishte me mesazh dhe me anë të një individi.

“E vërteta është se nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Rama më përpara. Ka qenë një ftesë e tij, një propozim i tij me mesazh dhe përmes një individi. Kam diskutuar me njerëzit që kam bashkëpunuar gjatë dhe kam marrë këtë vendim, duke konsideruar një pozicion që nuk ka të bëjë fare me politikën, aq më pak me qeverinë, një pozicion në të cilin mund të jap kontributin tim dhe eksperiencën time të gjatë në fushën e financave publike dhe në fushën e ekonomisë së vendit. Po ashtu, me interes për të kontribuuar në vijimësi edhe me dijet e mia në një institucion shumë serioz dhe shumë kredibël të vendit”, – tha Bode.

Më tej, Bode theksoi se ky ishte edhe një vendim për të deklaruar shkëputjen përfundimtare nga politika.

“Ishte një zgjidhje e imja për të deklaruar edhe publikisht shkëputjen nga politika, e cila është përfundimtare. Derisa unë pranova të marr pjesë në një institucion të tillë që ka një mandat të gjatë do të thotë se e konsideroj një gjë të mbyllur”, – tha Bode.  ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Bode i leshte ka qene gjithmone. Mban pergjegjesi per firmat piramidale qe ‘shkermoqen’ shtetin ne 1997. Por si gjithmone ne Shqiperi te ashtuquajturit politikane nuk ndeshkohen. Anetar i Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise?! Merr vesh ndonje gje nga politika e qarkullimi monetar, politika e investimeve dhe stabilitetit te monedhes, kontrolli i inflacionit?! Nese po atehere do jepte kontributin e tij kur ishte minister i Financave.
    Plehra te pariciklueshme qe nuk i duan as ne llojin e vete.

    1. Dunjane me mbreter e ndruen keta horra e njihere dajakun se leshuen nga dora... thotë:

      Ky jevgjiti nga Devolli qe na qenka ekspert i financave ka pas qene thjesht nje llogaritar kooperative. Pas viteve ’90 me ardhjen e ekonomise se jevgut dhe shkerdhatokracise arriti te behej deri minister. Per nje gje nuk e ka shokun eshte hajdut me cizme.

  2. Sa i takon rekomandimiti të Ramës që Bode të bëhet antar i këshillit të Bankës shqiptare, me këtë ai ka bërë edhe një autogol tjetër.
    Harojnë shqiptarët që ai si ministër i financave i qeverisë Berisha,, ishte më i sulmuari nga propoganda e Ramës.
    Duke i propozuar Bodes që të jetë në bordin e Bankës kombëtare, ai pranoi botërisht se ju ka gënjyer gjithë ju militantëve socialistë

  3. SHIKOJENI MIRE KETE FYTYRE . TE NJEJTEN KANE EDHE KURVAT DHE TE PABESET .
    PROBLEMI NUK ESHTE TEK FYTYRA E KETIJ SOJSEZI , PROBLEMI ESHTE SE SI KJO FYTYRE JANE NJE SHUMICE DERRMUESE NE KETE VEND .

  4. O bode ta tregoj unë pse e more postin që të dhuroj Rama
    Ti more shpërblimin për llotarinë kombëtare që i dhurove vëllait të Edi Ramës Olsi Rama me një vlerë qesharake por unë të uroj që mos e gëzosh asnje ditë atë vend pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *