• |
ide | kryesore

Truproja pastron trenin para se të dalë Kim Jong Un (Video)

Lajme, Të fundit



Të gjithë gazetarët, diplomatët dhe të tjerë persona që gjendeshin në stacionin e trenit në Vladivostok të Rusisë, kanë parë një skenë të pazakontë.

Ndërsa treni po ndalej në stacion dhe po e ulte në vijimësi shpejtësinë, një truprojë e pastron mjetin. Ndërsa në “aksion” nuk ishte vetëm një truprojë, por disa të tilla.

Të veshur në kostume të zeza dhe me doreza të bardha, truprojat kujdesen maksimalisht që dalja e Kim nga treni të jetë sa më spektakolare.

Ata ndër të tjera duan që lideri i tyre të zbresë nga një tren “xham i pastër”. Lideri koreano-verior zhvilloi takim me Putin. Kjo nuk është hera e parë që truprojat e liderit koreano-verior shfaqen në skena të pazakonta.

Edhe në takimin e Kim me presidentin amerikan Donald Trump, truprojat shihen duke vrapuar në radhë pas limuzinës ku ndodhej lideri absolut i Koresë Veriore.

https://www.youtube.com/watch?v=5Rog_Kwo3Xw



3 Comments

  1. E ç’ka per t’u habitur ketu? Edhe britaniket e bejne per mbretereshen. Ndersa ne, kemi qene dhe mbetemi me ekzemplaret ne kete drejtim. S’keni pse na tregoni Korene, kur Korene e kemi ketu.

  2. Vetem komunist asht tmerr por kur bashkohen komunizmi dhe çmendunia ne nji person vaj halli.
    Ashtu ishte dhe ky i “joni” psikopat dhe i kuq.

  3. Me qylym te kuq I pret mbreti I Anglise,qe nga portion e deri ne pallat.Ka nje personnel prej 300 vetesh vetem qe te kurdisin oret e pallatit cdo dite Dje ne ballsh vodhen dhe shinat e trenit,mos valle Ne jemi hajdute dhe plehra?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *