• |
ide | kryesore

Vdiq pas lindjes, familjarët protestë para Gjykatës së Elbasanit

Lajme, Të fundit



Seanca gjyqësore ndaj dy mjekëve në Elbasan të arrestuar si përgjegjës për vdekjen e një 25-vjeçareje pas lindjes, është shoqëruar me protesta. Në protestë, familjarët e të ndjerës kanë marrë dhe foshnjen e porsalindur, duke kërkuar drejtësi për ngjarjen e rëndë.

“Të mendojnë vetëm një gjë kur të mbushi kjo goca ime 1 vjeç, a do e festoj unë ditëlindjen. A do ia festojmë dot një ditëlindje. Nuk do ia festojmë dot se na kujtohet ngjarja tjetër.”-u shpreh bashkëshorti i të ndjerës.

Janë të paktën 30 familjarë që protestojnë para Gjykatës, ku edhe pritet të merret vendimi për dy mjekët e arrestuar, Nikollaq Thano dhe Mehmet Ibaj.

 

https://www.youtube.com/watch?v=fpwRpVRDsGI



1 Comment

  1. Hap internetin ose pyet kedo, java e duhur per lindjen normale eshte e 39-a. Pse e le per javen e 42 mor djale??
    Sinqerisht ngushellime dhe jete te gjate foshnjes(pak rendesi ka denimi i ndonje bluzeje te bardhe)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *