• |
ide | kryesore

Vendimi: Pogba do të largohet nga Manchester United

Sport



Aventura e dytë me fanellën e Manchester United për Paul Pogba mund të mbyllet pas tre sezonesh: mesfushori francez ka vendosur të ndryshojë ambjent në verë, i zhgënjyer nga rezultatet e fundit e nga viti në përgjithësi i Djajve të Kuq, që rrezikojnë seriozisht të mos luajnë edicionin e ardhshëm në Champions League. Real Madrid i Zinedine Zidane duket destinacioni më i mundshëm por nuk ka hequr dorë ende Juventus.

Pogba, sipas asaj që bën të ditur Equipe, i ka komunikuar drejtuesve të klubit anglez dhe shokëve të skuadrës së do të largohet. Thirrja e Zizou është e fortë, jo më larg se pak javë më parë 26 vjecari kishte deklaruar “Real është një ëndërr për të gjithë, të trajnohesh nga ai do të ishte fantastike”, e revolucioni në Madrid është një mundësi për tu shfrytëzuar.

Në 2016 Pogba u transferua në Manchester për 105 milionë euro, sot shifra e kartonit nuk është edhe aq larg. Është e vërtetë se vitet në Old Trafford nuk kanë qenë spektakolarë por bëhet fjalë për një lojtar 26 vjecar, që sapo është kurorëzuar kampion bote me Francën. Pengesa më e madhe mbetet pagesa: 20,6 milionë euro në vit sipas bilancit të fundit të Red Devils.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *