• |
ide | kryesore

Video/ City fiton në Old Trafford dhe sheh titullin: Solskjaer i dorëzohet Guardiolës

F1, Sport, Video



Një derbi është gjithnjë një derbi, sidomos në Angli, ku edhe termi ka lindur. Por në mbrëmjen e Old Trafford ishte në lojë shumë më tepër se krenaria ndërqytetase e Manchester: City kishte nevojë të fitonte për të vazhduar ambicjen për tu konfirmuar kampion në Angli, në ndeshjen ndoshta më vendimtare të sezonit. E bën me dy gola dhe një përfaqësim super, në shtëpinë e një United që kishte dëshirën ti prishte festën rivalëve dhe të futej në garën për vendin e katërt të renditjes që vlente Champions League: por kishte vetëm dëshirë, sepse në fund rezultati premio të besuarit e Guardiolës që e shohin titullin fare pranë.

Ajo që u pa në fushë ishte një ndeshje nervoze e intensive, që u zgjidh nga Citizens vetëm në 30 minutat e fundit. Ekuilibrat e fillimit, me United madje që krijoi rastin e parë me Lingard, lanë të kuptohej se përqednrimi do të bënte diferencën. Citizens impenjuan De Gea me Bernardo Silva, ndërsa me Sterling e portugezin që krosonin në të gjitha anët e vunë në provë të vështirë prapavijën e Djajve të Kuq. Guardiola kuptoi në kohën e duhur kur duhet të hidhte në fushë jolly e tij e pas pak Leroy Sané bëri diferencën.

Manchester United nuk arriti të përballonte më ritmin e një City në versionin hiperofensiv dhe në të 54 Bernardo Silva shnoin golin e avantazhit, duke mundur De Gea në shtyllën e parë. Nuk është i pakapshëm në këtë rast portieri, e është edhe më keq në të 66′ kur Sane godet dhe portieri spanjoll devijon keq duke e lejuar topin të përfundojë në rrjetë. City mund të kontrollonte ndeshjen qetësisht, ndërsa koret e tifozëve festonin si të ishin që tani kampionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *