• |
ide | kryesore

Video/ Rashica spektakolar trondit Bayern: një penallti kalon bavarezët në finale

Sport, Video



Një ndeshje e madhe e Milot Rashicës në gjysëmfinalen e Kupës së Gjermanisë, por që nuk e ka ndaluar dot Bayern Mynich të shkojë në finalen e kompeticionit, për tu përballur me Red Bull Leipzig. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës në vetëm 60 sekonda tmerroi baravarezët që e panë vetën të arritur, nga një avantazh i dyfishtë. Për fatin e Kovac në fund ka ardhur një 11 metërsh që i ka dhënë finalen Bayern Munich.

Bavarezët ishin skuadra favorite, për potencialin dhe statusin që përfaqësojnë dhe të paktën në fillimin e ndeshjes u duk gjithcka e legjitimuar kur Lewandowski shënoi golin e avantazhit përballë Werder Bremen. Sulmuesi konfirmohet një nuhatës zone i jashtëzakonshëm dhe finalizon një top që mbeti vakant pranë portës.

Niko Kovac kërkonte ta mbyllte historinë sa më shpejt a thua se e parashikonte vështirësinë që e priste, nëse Werder do të provonte të kthehej në lojë. E në fakt, goli i dytë i shënuar nga Thomas Muller pas një ore lojë, u duk se i dhanë fund shpresave për Bremen.

Këtu ndeshja ndryshon fytyrë sepse në lojë hyn Rashica. Sulmuesi është i jashtëzakonshëm me një gol dhe një asist, për të barazuar rezultatin në dicka më shumë se një minutë. 24-vjeçari shërbeu me saktësi për Yuto Osake në minutën e 74-të dhe vetëm një minutë më vonë, shënoi një gol spektakolar, në një aksion individual, që barazoi rezultatin dhe frikësoi Bayern, duke e futur në ethet e një eleminimi të mundshëm.

Ky ishte goli i tretë në katër ndeshje në Kupën e Gjermanisë për Rashicën, që mbetet një prej lojtarëve më në formë të Bremen, por që nuk mundi të merrte më shumë përsipër, sepse 10 minuta nga fund penalltia e fituar ng Muller dhe finalizuar nga Leëandoëskin rrëzoi moralisht Bremen dhe ktheu Bayern në finalen e Kupës kundër
RB Leipzig.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *