• |
ide | kryesore

400 mijë paund në javë: paga e çmendur e Real Madrid, për të bindur Hazard

Sport



Real Madrid për të bindur Eden Hazard të transferohet në Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm është gati për gjithcka. Jo vetëm plotësimi i kërkesave të Chelsea, për një lojtar që vitin e ardhshëm shkon në skadencë kontrate, por edhe dëshirat e lojtarit përmes një kontrate faraonike: 24 milionë në vit.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik ‘The Sun’, sipas të cilit Chelsea është gati të shesë 28 vjecarin belg për 100 milionë stërlina (rreth 116 milionë euro), ndërsa Florentino Perez ka ndërmend ti ofrojë fantazistit një pagesë prej 400.000 stërlina në javë, që do të thotë saktësisht 24 milionë në sezon.

Një pagesë që Real Madrid deri më sot e ka paguar vetëm për Cristiano Ronaldo, duke qenë se Gareth Bale (15 milionë) apo Sergio Ramos (10,2 milionë) fitojnë shumë më pak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *